Dënimi i Fatmir Mediut, PR: Kasacioni në Itali anuloi vendimet e mëparëshme

Postuar në 21 Shtator, 2015 17:43
Partia Republikane ka hedhur poshtë si të njëanshme informacionet e përcjella fillimisht nga gazeta "Tema" se Fatmir Mediu, kryetar i saj, ka qenë i dënuar në Itali me 3 vjet burg. "Me vendim përfundimtar dhe të formës së prerë të Gjykatës së Kasacionit të Italisë të datës 09/12/2003 ka hedhur poshtë pa kthim cdo pretendim të ngritur ndaj z. Mediu duke vendosur: “Anullimin pa kthim të vendimit të mëparshëm sepse faktet nuk qëndrojnë” Gjykata arsyeton se ndërhyrja pranë Autoriteteve Italiane për qytetarin e ndaluar, nuk ka penguar dhe as ka pasur për qëllim parandalimin e veprimit të Autoriteteve", thuhet në një deklaratë të PR-së. Më tej në deklaratë jepet një version sesi erdhi puna që Mediu të dënohet me 3 vjet burg. "Procesi i nisur në Itali lidhet me një incident të ndodhur në aeroportin e Milanos në vitin 1998 dhe në atë kohë Z.Mediu nuk ka qenë Deputet dhe nuk ka gëzuar asnjë status diplomatik. Zoti Mediu, në padijeni të plotë të vendimit penal për një shtetas shqiptar nën shoqërinë e grupit me të cilin ata udhëtonin, ju ka kërkuar autoriteteve policore të aeroportit sqarime për ndalimin e këtij personi. Edhe vetë shetasi shqiptar i ndaluar nuk ka qënë aspak në dijeni të një vendimi të tillë, pasi përndryshe nuk do të bënte sens që ai të udhëtonte për në Itali. Zoti Mediu nuk është ndaluar qoftë edhe për 1 sek të vetëm as në Itali dhe asgjëkundi tjetër", thuhet në deklaratë. Ndërkohë gazeta "Tema" sot ka publikuar edhe vendimin e Apelit në Itali. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.