covid-19

Virusi më i ngjashëm me CoVid-19 u zbulua që më 2013-ën dhe u dërgua në Vuhan

Postuar në 06 Korrik, 2020 14:49

Gazeta britanike “Sunday Times” shkruan se mostra të ngjashme me koronavirusin aktual që ka provokuar pandeminë globale janë dërguar në laboratorin e virologjisë në Vuhan të Kinës që në vitin 2013. Mostrat sipas këtij raportimi ishin marrë nga shkencëtarët në një ish-minierë bakri në Kinën jugperëndimore, e prekur nga virusi i ardhur nga lakuriqët. Gjashtë njerëz që po kryenin pastrimin në minierë nga feçet e lakuriqëve u prekën nga një pneumoni e rëndë dhe tre prej tyre vdiqën.

Shpresë dhe dyshime për vlerën profilaktike të hidroksilklorokinës ndaj CoVid-19

Postuar në 07 Maj, 2020 13:13

Në pritje të vaksinës do të duhet një kurë që të paktën ul simptomat dhe frenon goditjen frontale që jep koronavirusi mbi njerëzit e prekur. Aktualisht shpresat më të mëdha janë të remdesivir, një medikament kundër Ebolas, ndërkohë që përvoja klinike kineze dhe ajo italiane dhe më vonë ede ato franceze, britanike dhe amerikane do të pasurojnë opsionet e trajtimit. Në Itali po qarkullon një tezë e propozuar nga studiuesja e farmakologjisë, Annalisa Chiusolo, sipas të cilës hidroksilklorokina mund të përdoret edhe si profilaktik ndaj CoVid-19.

Pages

Subscribe to RSS - covid-19