Shpresë dhe dyshime për vlerën profilaktike të hidroksilklorokinës ndaj CoVid-19

Postuar në 07 Maj, 2020 13:13

Në pritje të vaksinës do të duhet një kurë që të paktën ul simptomat dhe frenon goditjen frontale që jep koronavirusi mbi njerëzit e prekur. Aktualisht shpresat më të mëdha janë të remdesivir, një medikament kundër Ebolas, ndërkohë që përvoja klinike kineze dhe ajo italiane dhe më vonë ede ato franceze, britanike dhe amerikane do të pasurojnë opsionet e trajtimit. Në Itali po qarkullon një tezë e propozuar nga studiuesja e farmakologjisë, Annalisa Chiusolo, sipas të cilës hidroksilklorokina mund të përdoret edhe si profilaktik ndaj CoVid-19. Sipas Chiusolo-s ky medikament antimalarik krijon imunitet ndaj virusit.

Studiuesja në fjalë sugjeron se koronavirusi është në thelb një sëmundje që prek sistemin imunitar duke goditur fillimisht hemoglobinën duke dëmtuar aftësinë e qelizave të kuqe të gjakut për të përçuar oksigjenin në trup. Sipas studimit të saj rezulton se CoVid-19 mbijeton përmes porfirinës – një përbërës organik që konsiston në acide që lidhen me metale. Dyshimi është se koronavirusi e përdor këtë përbërës edhe për t’u shumuar ndaj edhe ai sulmon hemoglobinën, proteina që përçon oksigjenin. Duke pakësuar oksigjenin në gjak shtohet prania e dioksidit të karbonit duke provokuar reagim imunitar të shtuar dhe për pasoja infeksionin akut në mushkëri.

Pse meshkujt goditjen më shumë nga femrat atëherë? Sepse te meshkujt niveli i hemoglobinës është më i lartë, pasi parametrat e ulur të HB-së te femrat dhe fëmijët vjen si pasojë e nevojës për hekur. Pra, parametra të ulur të HB-së, më pak mundësi që virusi të ushqehet. Në këtë kuadër teorik dhe klinik diskutimi vjen në vështrim hidroksilklorokina, e cila lidhet me ferriprotoprofirinën dhe bllokon enzimën kryesore të malaries. I njëjti parim mund të funksionojë edhe kundër CoVid-19, meqenëse ferriprotoprorfirina është përgjegjëse për lidhjen e oksigjenit me hemoglobinën.

Teza e studiueses në fjalë po diskutohet gjerësisht në Itali dhe mbi të ka një përvojë të pasur klinike, pasi Italia aprovoi përdorimin e medikamentit për pacientë me infeksion viral në mushkëri. Ka edhe një vëzhgim tjetër që i jep një farë konfirmimi kësaj teze: në 211 punonjës të shëndetësisë dhe pacientë në Itali që nuk u futën në karantinë dhe u trajtuan me hidroksilklorokinë, pas 10 ditësh askush nuk doli pozitiv nga testi i CoVid-19. Po kështu Shoqata Italiane e Reumatologjisë intervistoi 1200 reumatologë në Itali për të mbledhur statistika të infektimit. Nga 65 000 pacientë me sindromën kronike të lupusit dhe me artrit reumatik që trajtohen rregullisht me hidroksilklorokinë, vetëm 20 rezultuan pozitivë me CoVid-19.

Askush nuk vdiq, askush nuk hyri në terapi intensive

shprehet Chiusolo.

Për ta konfirmuar rolin e medikamentit në Itali është aprovuar nisja e një testi të gjerë me 2500  pacientë që do të trajtohen me këtë medikament për të parë nëse ka vlerë profilaktike. Rezultati do të publikohet pas 16 javësh. 

Mbi këtë temë ka shumë diskutime. Kreu i Institutit për modelimin molekular, kërkimin, zbulimin, projektimin dhe prodhimin e barnave në universitetin hebraik të Jeruzalemit, Amiram Goldblum, mendon se nuk ka të dhëna të mbështesin tezën e studiueses italiane. Sipas tij, nëse virusi  “ushqehet” me hemoglobinë, efekti i parë do të ishte anemia, ndërkohë që sipas të dhënave të deritanishme reduktimi i oksigjenit te pacientë në gjendje të rënduar ndodh për shkak të fibortizimit të qelizave të mushkërive pak a shumë siç ndodh në rastin e emfizemës. Mjeku izraelit ka deklaruar se nuk di të ketë patur raste të pacientëve të prekur nga CoVid-19 me probleme hemoglobine.

Ky është një problem i madh shkencor, pasi nuk është shumë e qartë nëse shfaqja klinike e virusit është e njëjtë në çdo vend. Në Shqipëri ka raste të konfirmuara që pacientë të prekur nga CoVid-19 të kenë patur probleme serioze me paramtetrat e gjakut, përfshirë hemoglobinën, limfocitet dhe CRP. Janë këto tre parametra që shërbejnë ndër të tjera për të diagnostikuar pacientët me koronavirus që rezultojnë negativë në tampon, ndërkohë që këtë element që vjen kryesisht nga përvoja kineze, e ka përfshirë në manualin e vet edhe CDC-ja amerikane. Remdesivir që po testohet ka vlerë për pacientë që janë në oksigjen dhe nuk rekomandohet si profilaktik. 

Interesant po ashtu është edhe një fakt tjetër nga përvoja shqiptare. Në vendin tonë klorokina tregëtohet nën përshkrimin e mjekut dhe në etiketën e vet shënohet se marrja e dy kokrrave në javë vlen edhe si profilaksi. Trajtimi me të shoqërohet me azitromicinë dhe multivitaminë, kuptohet kur pacienti ka probleme me mushkërinë. Pyetja që lind këtu është se nga është kuptuar vlera profilaktike e hidroksilklorokinës/klorokinës në Shqipëri javë më parë?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.