ahmetaj

"Nuk ka taksë të diferencuar për shtëpitë e dyta"

Postuar në 10 Tetor, 2017 15:21

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka deklaruar sot para gazetarëve se qeveria nuk parashikon rritje të taksës për banesat e dyta. Pra nuk parashikohet taksim i diferencuar. Sipas ministrit, taksimi nuk do të jetë fiks, por do të bazohet mbi vlerën e transaksionit me çmimn e tregut. Po kështu, ministri ka bërë të qartë se askush nuk pretendon që këto masa do të jenë efektive 100% që në 1 janar, por ato nisin që nga kjo datë.

Ahmetaj: Konçesionet nuk rrezikojnë financat e shtetit

Postuar në 04 Tetor, 2017 21:40

Frika e FMN-së se modeli i Partneritetit Publik Privat që qeveria ka zgjedhur për investime në shërbime publike apo infrastrukturë mund të kërcëojë stabilitetin fiskal, sipas ministrit të Financave Arben Ahmetaj nuk qëndron, të paktën për rastin e Shqipërisë.

Ai është shprehur në një intervistë për Top-Channel se Shqipëria ka një kuadër ligjor më të rreptë se këto vende, që nuk i lejon konçesionet të të rrezikojnë financat e shtetit.

Shtohen me 4.7 miliardë shpenzimet e buxhetit

Postuar në 25 Shtator, 2017 11:54

Qeveria ka bërë një rishikim të buxhedit menjë rialokim fondesh prej 1.2 mld për emergjencat civile dhe 3.5 mld për energjinë. Gjatë fjalës së tij në këtë komision e Ekonomisë ku u diskutua  akti normativ i buxhetit të shtetit, ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se ndryshimet në buxhet nuk prekin nivelin e borxhit. Ndërsa nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku tha se OSHEE ka detyrime të prapambetura dhe situata është e vështirë.

Nga 1 tetori, aksion i ri kundër informalitetit

Postuar në 21 Shtator, 2017 15:18

Ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka paralajmëruar nisjen e një faze të re të luftës kundër informaliteti nga 1 tetori. Kjo fazë do të zgjasë një vit dhe sipas tij do të ketë vëmendjen më të madhe te biznesi i madh. Ahmetaj e ka bërë të ditur këtë gjë gjatë vizitës në një biznes prodhues të produkteve ushqimore.

Plani për ekonominë, çfarë duhet të presim nga Ahmetaj, Gjiknuri e Peleshi

Postuar në 28 Gusht, 2017 11:04

Dy apo tre ministri do të mbajnë peshën kryesore të atij që mund të quhet plani i qeverisë Rama 2 për mandatin e dytë katërvjeçar. Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri dhe Niko Peleshi janë njerëzit mbi të cilët Edi Rama ka bastuar projektin që nuk ka një e emër, por që premton përmirësim të shërbimeve publike dhe ajo që është më kryesorja rritje të mirëqënies së popullatës. Kjo sepse 3 ministritë që do të drejtohen prej tyre mbulojnë shtyllat kryesore të Ekonomisë. 

Plani për ekonominë, çfarë duhet të presim!

Po të ishte për këtë qeveri, do t’u vinte gjobë edhe atyre që mbyten në det…

Postuar në 19 Korrik, 2017 10:55

70% e aksidenteve në Shkodër ndodhin për shkak të infrastrukturës rrugore dhe mungesës së sinjalistikës, e cila edhe aty ku është nuk është funksionale”.

https://www.reporter.al/rruget-pa-sinjalistike-burimi-kryesor-i-aksident...

Një devijim jo transparent nga programi për bujqësinë

Postuar në 01 Qershor, 2017 22:17

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj bëri në Gosë të Kavajës një premtim nëpër dhëmbë për heqjen e tvsh-së për inputet bujqësore, pjesë sipas tij e  programit të Partisë Socialiste për bujqesinë. Nëse ndërmerret kjo masë prek 31.300 fermerë që janë regjistruar si subjekte private nga kjo qeveri. 

Ahmetaj mohon ndikimin e parasë "jeshile" në ekonomi

Postuar në 16 Maj, 2017 12:26

Ministri i Financave Arben Ahmetaj në kuadër të strategjisë elektorale të qeverisë për të përcjellë në opinion "mrekullitë" e programit të ri elektoral të Partisë Socialiste deklaroi në një konferencë për shtyp se premtimi për hapjen e 220 mijë vendeve të punës në katërvjeçarin e ardhshëm është realist, ndërsa ripërsëriti si vlera të shtuara në programin e ri qeverisës rritjen me 40% të pagave në arsim e shëndetësi.

Biznesit i falen 91 miliardë lekë detyrime

Postuar në 27 Mars, 2017 15:06

Komisioni i Ekonomisë miratoi projekligjin për faljen e borxheve të biznesit. Projektligji u prezantua në Komision nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili tha se ky projekligj do të lehtësojë biznesin. Nga ky ligj biznesit i falen afro 91 miliardë lekë, detyrime të prapambetura.

"TemaTv"

Mali i borxhit shteteror ndaj OSHEE-së, thesari bllokon pagesat e disa institucioneve

Postuar në 22 Mars, 2017 16:25

Edhe pse 2 vite më parë, me anë të një vendimi, qeveria bëri shlyerjen e të gjitha borxheve që sektori publik kishte për faturat e papaguara të energjisë, kjo nuk ndali krijimin e detyrimeve të reja.Vetëm në 1 vit, institucionet publike dhe kompanitë që janë në pronësi të shtetit kanë krijuar 58 milion euro borxhe ndaj operatorit të shpërndarjes së energjisë.

Pages

Subscribe to RSS - ahmetaj