Ahmetaj: Konçesionet nuk rrezikojnë financat e shtetit

Postuar në 04 Tetor, 2017 21:40

Frika e FMN-së se modeli i Partneritetit Publik Privat që qeveria ka zgjedhur për investime në shërbime publike apo infrastrukturë mund të kërcëojë stabilitetin fiskal, sipas ministrit të Financave Arben Ahmetaj nuk qëndron, të paktën për rastin e Shqipërisë.

Ai është shprehur në një intervistë për Top-Channel se Shqipëria ka një kuadër ligjor më të rreptë se këto vende, që nuk i lejon konçesionet të të rrezikojnë financat e shtetit.

"Garancia që ne kemi, që konçesionet janë në kontroll të plotë të riskut, është kufiri ligjor që kemi futur në ligjin organik të buxhetit që çdo konçesion paguhet brenda 5 përqindëshit të të ardhurave tatimore të vitit të kaluar. Pra, ka një kufi limit. Më shumë se kaq ti nuk avancon më me konçesionet"- thotë Ahmetaj. http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=365203#k1

Në raportin e misionit të FMN-së pas vizitës në Tiranë vihej theksi veçantërisht tek projekti i lançuar nga qeveria “1 miliardë për infrastrukturën”, i cili i llogaritur si borxh dilte mbi objektivin për uljen e normës së borxhit.

Por kryeministri konfirmoi se qeveria nuk tërhiqet nga ky projekt gjatë diskutimit publik mbi prezantimin e buxhetit fiskal në Fier. “Ndërkohë do të fillojmë shumë shpejt, brenda programit tonë “1 miliardë për rindërtim”, rindërtimin tërësor dhe aty ku mungon, ndërtimin e elementëve të munguar të rrugës nga Plepat në Durrës deri në Vlorë”-deklaroi Rama.

Rama: TVSH jo rritje takse, luftojmë evazionin në biznesin e madh

Kreu i qeverisë ka reaguar edhe ndaj raportimeve se Ministria e Financave është duke rimodeluar pragun e tatimit mbi fitimin për biznesin, duke konsideruar përfshirjen në skemën e tatim-fitimit të një kategorie që deri më sot ishte përjashtuar nga kjo taksë.http://www.respublica.al/2017/10/03/marifete-dhe-llogari-goditje-pas-shpine-biznesit-t%C3%AB-vog%C3%ABl

Kemi lexuar që ka dalë si gjoja informacion nga brenda Ministrisë së Financave, që ne do të vendosim apo do të rrisim taksën për biznesin e vogël. Kjo nuk është e vërtetë. Ne e kemi bërë zero taksën për biznesin e vogël dhe taksa për biznesin e vogël do vazhdojë të jetë zero. Por, nga ana tjetër, ne do t’i kërkojmë biznesit të vogël që të bëhet pjesë e luftës kundër informalitetit e duke përfshirë në regjimin e TVSH-së do të mbyllim hapësirat për të gjithë ato biznese të mëdha që faktikisht nuk shkarkojnë TVSH-në. Nga ana tjetër do të pamundësojmë që një pjesë e bizneseve të vogla të bëjnë konkurrencë të pandershme me pjesën tjetër, duke mos pranuar faturë TVSH-je nga të mëdhenjtë. Kjo është strategjia e këtu nuk ka kompromis! Nuk është rritje takse- deklaroi kryeministri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.