"Nuk ka taksë të diferencuar për shtëpitë e dyta"

Postuar në 10 Tetor, 2017 15:21

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka deklaruar sot para gazetarëve se qeveria nuk parashikon rritje të taksës për banesat e dyta. Pra nuk parashikohet taksim i diferencuar. Sipas ministrit, taksimi nuk do të jetë fiks, por do të bazohet mbi vlerën e transaksionit me çmimn e tregut. Po kështu, ministri ka bërë të qartë se askush nuk pretendon që këto masa do të jenë efektive 100% që në 1 janar, por ato nisin që nga kjo datë.

Sa i përket kalimit të bizneseve në regjim TVSH-je, ministri ka mbrojtur idenë se kjo masë prek vetëm biznesin informal dhe eliminon shmangien dhe abuzimin që bëhet me fashën e xhiros minimale mbi të cilin aplikohet sot TVSH-ja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.