Blloku Bota

Kosova, draft zyrtar për vijën kufitare me Malin e Zi. Do të jetë sipas përcaktimeve të Kushtetutës së vitit 1974

Postuar në 12 Gusht, 2015 11:27

Kosova ka gati një draft zyrtar për ndarjen e kufirit shtetëror me Malin e Zi, i cili do të vijë në përputhje me kufijtë e sanksionuar nga Kushtetuta e vitit 1974. “Koha Ditore” raporton sot se “Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës, të mbajtur sot, ka miratuar raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Po me këtë rast, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka folur lidhur me shënimin e kufirit me Malin e Zi duke thënë se ky kufi është në përputhje me Kushtetutën e vitin 1974 dhe me Pakon e Ahtisarit”.

Situatë e tensionuar mes banorëve dhe imigrantëve në ishullin Kos në Greqi. Kryebashkiaku: Mund të degjenerojë në gjakderdhje

Postuar në 12 Gusht, 2015 09:52

Situata e imigracionit paraqitet dramatike në Greqi. Mediat ndërkombëtare njoftojnë për dhunë të policisë ndaj një grupi imigrantësh në ishullin Kos. Emigrantët ishin mbledhur në një stadium për të marrë dokumentet e imigrimit. Situata është tensionuar në ishull pas një deklarate të kryebashkiakut, Giorgos Kiristsis, sipas të cilit nëse nuk merren masa, mund të ketë edhe gjakderdhje. Sipas tij problemin e rëndon fakti se në ishull ndodhen 7000 imigrantë kur banorë janë 30 000. Imigrantët, kryesisht nga Siria dhe Afganistani kanë protestuar duke këkruar dokumente dhe ushqim.

Marrëveshje e re në ndihmë të Greqisë, mbështetje nga ministrat e financave të Eurozonës

Postuar në 11 Gusht, 2015 16:28

Zyrtarët grekë thanë sot se qeveria ka arritur marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë lidhur me kushtet e një pakete të re për daljen nga kriza. Ende ka elementë që nuk janë sqaruar plotësisht, por paketa për një kredi prej 94 miliardë dollarësh në pjesën dërrmuese është përfunduar, thanë zyrtarët. Greqia ka qenë e përfshirë nga problemet financiare prej më shumë se pesë vjetësh dhe ka marrë dy paketa ndihmash më parë, me një shumë totale prej 270 miliardë dollarësh, ndërsa Qeveria ka vënë në zbatim masa shtrënguese dhe reforma të gjera ekonomike të imponuara nga kreditorët.

Dhunë në protestën përkujtimore ndaj vrasjes se 18-vjeçarit me ngjyrë, Michael Brown. Në Ferguson shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Postuar në 10 Gusht, 2015 22:27

Në Ferguson të Misurit, autoritetet amerikane shpallën gjendjen e emergjencës. Kjo ndodhi pas përleshjeve me armë zjarri gjatë përkujtimit të njëvjetorit të vrasjes së 18-vjeçarit me ngjyrë, Michael Brown. “Nisur nga dhuna e një nate më parë në qytetin e Fergusoni dhe nga kërcënimi potencial për të tjera protesta që mund të lëndojnë njerëzit dhe pronën private, ushtroj detyrën time ekzekutive duke deklaruar gjendjen e emergjencës, e cila hyn në fuqi menjëherë”, deklaroi Steve Stenger, një drejtues i autoriteteve në Ferguson.

Incidente nga ekstremistët në Turqi, dy gra qëllojnë me armë konsullatën e SHBA

Postuar në 10 Gusht, 2015 18:25

Një seri sulmesh që ndodhën sot në Turqi, kishin në shënjestër policët dhe ushtarët, duke lënë disa të vdekur. Një tjetër incident kishte si objektiv konsullatën amerikane në Stamboll. Konsullata u qëllua me armë nga dy gra, të cilat arritën të ikin nga vendi i ngjarjes pasi policia u kundërpërgjigj, por më vonë njëra prej tyre u arrestua. Sulmi ndaj konsullatës amerikane në Stamboll u krye nga dy gra, njëra prej të cilave u kap e plagosur, tha sot zyra e guvernatorit të Stambollit.

Një monument për Urinë masive në Ukrainë. Rusia: Mashtrim dhe mit

Postuar në 10 Gusht, 2015 16:07

Një monument i ngritur në Ukrainë, në kujtim të asaj që quhet si Uria masive – Holodomor e viteve 32-33 ka hapur debate në Rusi. Media shtetërore ruse, “Sputnikneës” i kushtonnjë shkrim këtij akti që ia atribuoj nacionalistëve ukrainas, të cilët po riprodhojnë mitet antisovjetike të diasporës ukrainase dhe CIA-s.

Kush është vendas në Britani? Një intervistë e sikletshme e prof. të Oxford, Paul Collier

Postuar në 10 Gusht, 2015 15:31

Ka qenë një intervistë shumë e sikletshme ajo e profesorit të Oxford, Paul Collier me gazetarin Mehdi Hasan(Al Jazeera), i lindur në Britani dhe i edukuar po në Oxford. Hasan ka referuar(minuta 5 53) nga libri i Collier, “Exosus”, publikuar në vitin 2013, thuhet se: “Në censusin e vitit 2011 u zbulua se vendasit britanikë janë pakicë në kryeqytetin e tyre”. Pyetja e Hasan ishe nëse ky pohim gjen vërtetësi, vetëm duke patur parasysh si “britanikë vendas, të bardhët?

Stambolli në terror

Postuar në 10 Gusht, 2015 13:25

Stambolli është tronditur sot sërish, disa orë pas shpërthimit që ndodhi mbrëmë. Dy sulmues hapën zjarr pikërisht ndaj policëve të cilët siguronin ndërtesën e stacionit policor Fatih në Sultanbeyli, të sulmuar mbrëmë me bombë. Në përplasjen që pasoi ka humbur jetën drejtori i Departamentit të Forcave të Xhenios të Drejtorisë së Policisë në Stamboll, Beyazıt Çeken, raporton Anadolu Agency (AA).

Çeken ishte plagosur rëndë dhe nuk mundi të shpëtonte pavarësisht ndërhyrjeve.

Plani i Shtetit Islamik për të sunduar botën në 2020. Publikohet harta që synon ISIS

Postuar në 10 Gusht, 2015 07:34

“Daily Mirror” publikon një hartë të ISIS që ëshët dhe plani i tyre për të pushtuar botën deri në 2020. Siç duket në hartë, ISIS synon të kontrollojë Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe një pjesë të Europës. Në hartë Shteti Islamik duket se merr nën kontroll gjithë Ballkanin, pjesë e së cilës është dhe Shqipëria, duke e quajtur me një emër tjetër “Orobpa”. Kalifati, rregjimi që qeveriset nga ligjet e Shairas, do të marrë shtetet nga Spanja në perëndim deri në kufijtë e Kinës në lindje.

A duhet hequr dorë nga arsimi i përgjithshëm? Një debat global që vlen edhe në Shqipëri

Postuar në 09 Gusht, 2015 18:57

Çfarë shkollimi na duhet? Ku duhet ta orientojmë sistemin arsimor? Këto janë pyetje që nuk shtrohen vetëm në Shqipëri, por kudo në botë, ndonëse vendi ynë përballet me probleme shumë serioze në organizimin e sistemit më tepër sesa në dhënien atij të një qëllimi. Në ShBA është zhvillimi teknologjik dhe përhapja e teknologjisë si pjesë e kulturës ajo që po kërkon rishikimin e programeve arsimore. Fareed Zakaria shkruan në një opinion në “Washington Post” se ndryshimi i arsimimit dhe orientimi i tij drejt dijeje specifike, teknike, është një temë që ka konsensus në ShBA.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota