Plani i Shtetit Islamik për të sunduar botën në 2020. Publikohet harta që synon ISIS

Postuar në 10 Gusht, 2015 07:34

“Daily Mirror” publikon një hartë të ISIS që ëshët dhe plani i tyre për të pushtuar botën deri në 2020. Siç duket në hartë, ISIS synon të kontrollojë Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe një pjesë të Europës. Në hartë Shteti Islamik duket se merr nën kontroll gjithë Ballkanin, pjesë e së cilës është dhe Shqipëria, duke e quajtur me një emër tjetër “Orobpa”. Kalifati, rregjimi që qeveriset nga ligjet e Shairas, do të marrë shtetet nga Spanja në perëndim deri në kufijtë e Kinës në lindje. Anadalus, është emri arabik që do i vendoset një pjesë të Spanjës, Portugalisë dhe Francës të cilat u pushtuan nga maurët nga shekulli I 8-të deri në shekullin e 15-të. Ndërkohë që Orobpa do të quhet Ballkani. Qoqzaz, është emrin në arabisht i Kaukazit. Ky rajon përfshin Rusinë dhe disa shtete të vogla. ISIS tashmë ka 50 mijë anëtarë dhe disponon asete dhe të ardhura në shumën e 2 miliardë dollarëve, kjo falë kontrollit që kanë të fushave të naftës dhe të gazit në Irak dhe në Siri. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.