Kosova, draft zyrtar për vijën kufitare me Malin e Zi. Do të jetë sipas përcaktimeve të Kushtetutës së vitit 1974

Postuar në 12 Gusht, 2015 11:27

Kosova ka gati një draft zyrtar për ndarjen e kufirit shtetëror me Malin e Zi, i cili do të vijë në përputhje me kufijtë e sanksionuar nga Kushtetuta e vitit 1974. “Koha Ditore” raporton sot se “Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës, të mbajtur sot, ka miratuar raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Po me këtë rast, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka folur lidhur me shënimin e kufirit me Malin e Zi duke thënë se ky kufi është në përputhje me Kushtetutën e vitin 1974 dhe me Pakon e Ahtisarit”. Nga ana e vet kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se me vijën e re kufitare kokuna e Pejës nuk cenohet, kjo nisur nga spekullimet që ka patur në media.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.