Marrëveshje e re në ndihmë të Greqisë, mbështetje nga ministrat e financave të Eurozonës

Postuar në 11 Gusht, 2015 16:28

Zyrtarët grekë thanë sot se qeveria ka arritur marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë lidhur me kushtet e një pakete të re për daljen nga kriza. Ende ka elementë që nuk janë sqaruar plotësisht, por paketa për një kredi prej 94 miliardë dollarësh në pjesën dërrmuese është përfunduar, thanë zyrtarët. Greqia ka qenë e përfshirë nga problemet financiare prej më shumë se pesë vjetësh dhe ka marrë dy paketa ndihmash më parë, me një shumë totale prej 270 miliardë dollarësh, ndërsa Qeveria ka vënë në zbatim masa shtrënguese dhe reforma të gjera ekonomike të imponuara nga kreditorët. Ndërkohë, Parlamenti grek pritet ta hedhë në votë paketën deri të enjten, dhe sipas planeve ministrat e financave të Eurozonës do ta mbështesin. Greqisë i nevojiten fondet para 20 gushtit – afati i fundit për t’i paguar Bankës Qendrore Evropiane një borxh prej 3.5 miliardë dollarësh. Marrëveshja e sotme përfshin objektiva fiskale për të arritur suficit buxhetor në tre vjetët e ardhshëm, pa marrë në konsideratë pagesat e borxheve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.