Blloku Bota

Belbëzimi i Mbretëreshës pas aksidentit: Dikush ka prekur frenat...

Postuar në 15 Gusht, 2015 23:05

Nuk reagoi duke thënë “O Zot çfarë ka ndodhur” apo “Si është princesha”  por blelbëzoi thjesht “dikush ka prekur  frenat”. Këto kanë qenë fjalët e para të mbretëreshës Elizabet kur e informuan se princesha Diana kishte vdekur në një aksident. Por ajo nuk e dinte se në aksidentin fatal të Parisit princesha ishte bashkë me mikun e saj Dodi Al Fajed.

Rusi – SHBA, fjala ‘luftë’ përmendet gjithnjë e më shpesh

Postuar në 15 Gusht, 2015 21:00

Nuk është vetëm Rusia që flet për mundësinë e një lufte në shkallë të gjerë me ShBA-në. Tashmë ka edhe zëra në Perëndim që po vlerësojnë se përballja mes dy fuqive kryesore ushtarake në botë është pjesë e axhendës së parashikimeve në fushën e sigurisë. “Euobserver” i ka dhënë hapësirë një raporti të hartuar nga një OJF britanike, e cila ka bërë profilin e stërvitjeve të fundit të Rusisë dhe të NATO-s.

Papa: "Në histori ka shumë dhunë nga prepotencë, por Perëndia nuk i braktis fëmijët e saj".

Postuar në 15 Gusht, 2015 18:55

Për herë të parë pas rreth 60 vjetësh, kjo lutje në 15 gusht quajtur ndryshe “Ferragosto”, lexohet nga Papa në Vatikan dhe jo në kështjellën Gondolfo siç është traditë për italianët. Pas lutjes, Papa shprehu solidaretin e tij për popullsinë e qytetit të Tianjin goditur nga shpërthimet në zonën industriale.

Emigrantët nga Maqedonia, skena dramatike në pritje të trenave drejt BE-së

Postuar në 15 Gusht, 2015 18:08

Agjensia e lajmeve “ANSA” publikon skena të papara nga Maqedonia, ku çdo ditë, që prej javësh të tëra, mes plehrave dhe dhunës, mijëra migrantë kërkojnë t’u hipin trenave që të çojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ku shpresojnë të marrin azil dhe të sigurojnë një jetë më të mirë. Pamje dramatike, të publikuara dhe nga gazeta britanike “Daily Mail”, mes tyre ajo e një djaloshi të përgjakur dhe me djegie në trup nga një shkarkesë elektrike e marrë përgjatë binarëve në Gjevgjeli, në kufi me Serbinë.

Greqi, qeveria mund të kërkojë votëbesim më 20 gusht

Postuar në 15 Gusht, 2015 17:43

Kryeministri grek, Alexis Tsipras mund të kërkojë votëbesimin e qeverisë së vet më 20 gusht. Gazeta greke “Protothema” shkruan se kjo gjë mund të ndodhë, pasi Tsipras është vënë para faktit se një grup i deputetëve të partisë së tij, Syriza, refuzojnë politikën shtrënguese të BE-së. Sipas kësaj gazete, numri i deputetëve që kundërshtojnë kursin aktual, ishte më i madh nga sa mund të pritej, sidomos në votomin e marrëveshjes së fundit.

Japonia përkujton 70 vjetorin e Luftës së Dytë Botërore, kapitullimin pa kushte

Postuar në 15 Gusht, 2015 12:28

Japonia përkujton sot kapitullimin pa kushte të vendit nënshkruar më 15 gusht 1945. Në këtë përkujtimore nderohen rreth 2.5 milionë të rënë, por ka ngjallur polemika pas regjistrimit në fshehtësi në vitin 1978 të 14 japonezëve të dënuar si kriminelë lufte nga Forcat Aleate pas kapitullimit më 15 gusht 1945. Ceremonia përkujtimore e 70 vjetorit u bë me pjesëmarrjen e tri ministrave japonezë dhe personaliteteve politike në tempullin e Yasukinit.

Kinë, 85 viktima nga shpërthimet në Tianjin. Frikë nga sodiumi i cianurit në atmosferë

Postuar në 15 Gusht, 2015 10:27

Siç referon agjencia e lajmeve Xinhua, të plagosur në spital janë 721, 25 prej të cilëve në gjendje kritike. Nga shpërthimi i depozitës së fuqishme të karburanteve në Tianjin janë goditur 17 mijë familje, 1.700 biznese dhe 675 qendra tregtare. Deri tani 6.300 të pastrehë janë strehuar në 12 shkolla dhe 3 ndërtesa. Brenda 72 orëve tragjedi, një mrekulli është shfaqur. Një burrë është shpëtuar 50 metra nga qendra e shpërthimit. 

Një mesazh nga qielli për Erdogan

Postuar në 15 Gusht, 2015 10:19

Edhe shpendët e kanë kuptuar se e vetmja rrugë për Rexhep Taip Erdogan është paqja me kurdët. Kështu e ka komentuar shtypi fotografinë që ka bëtë xhiron e botës ku në kokën e presidentit turk është ulur një thëllëzë.

Gjithçka ndodhi gjatë ceremonisë për inagurimin e një xhamie në Rize të Turqisë. Erdogan nuk u kap në befasi kur shpendi u ul në kokën e tij, por  e mbajti për pak minuta thëllëzën në duar dhe siç e kërkonte ceremonia e la atë të lirë.

Daçiç beson ende se Greqia nuk do ta njohë Kosovën

Postuar në 14 Gusht, 2015 23:06

Greqia dhe Serbia nuk po kalojnë periudhën më të mirë të marrëdhënieve mes tyre. Ftohja e beftë erdhi pas vizitës në Prishtinë dhe deklaratave në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias se Athina do të vendosë në kohën e duhur kur dhe si do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Pas këtyre qëndrimeve pasuan deklarata nervoze të Beogradit dhe reagime në shtypin grek se interesi kombëtar i Greqisë nuk mund të përcaktohet nga Serbia. Gjithsesi ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic, ka deklaruar se nuk ka kurrfarë shenjash se Greqia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Pas 54 vitesh, flamuri amerikan valëvitet në Kubë, John Kerry bën thirrje për hapjen politike të shtetit komunist

Postuar në 14 Gusht, 2015 18:49

Ambasada e SHBA dhe ajo e Kubës u rihapën më 20 korrik të këtij viti. Por flamuri amerikan u valvit sot në ambasadën e SHBA në Havanë për herë të parë që nga viti 1961, pas një ndërprerjeje në marrëdhëniet diplomatike që zgjati më shumë se pesë dekada. Flamuri amerikan u ngrit nga marinsat nën tingujt e himnit kombëtar të SHBA. Sekretari amerikan i Shtetit ishte i pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit, që shënoi rihapjen ceremoniale të ambasadës, si pjesë e një riangazhimi më të gjerë mes dy vendeve.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota