Daçiç beson ende se Greqia nuk do ta njohë Kosovën

Postuar në 14 Gusht, 2015 23:06

Greqia dhe Serbia nuk po kalojnë periudhën më të mirë të marrëdhënieve mes tyre. Ftohja e beftë erdhi pas vizitës në Prishtinë dhe deklaratave në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias se Athina do të vendosë në kohën e duhur kur dhe si do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Pas këtyre qëndrimeve pasuan deklarata nervoze të Beogradit dhe reagime në shtypin grek se interesi kombëtar i Greqisë nuk mund të përcaktohet nga Serbia. Gjithsesi ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic, ka deklaruar se nuk ka kurrfarë shenjash se Greqia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Tani për tani nuk ka kurrfarë paralajmërimesh e as sinjalizime për ndryshimin e qëndrimit të tyre”, tha Daçiç, duke shtuar se Serbia dëshiron raporte gjithnjë e më të mira me Greqinë.

Në këtë kuadër ai ka theksuar se Serbia dhe Greqia janë vende mike dhe vëllazërore dhe “nuk ka kurrfarë tensionesh në raporte, sikur duket në gazeta”, raporton agjencia Beta nga Beogradi.Daçiç ka paralajmëruar se kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, mund ta vizitoj Beogradin në vjeshtë, ndërsa ai vetë planifikon ta vizitoj Athinën në muajin tetor.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.