Greqi, qeveria mund të kërkojë votëbesim më 20 gusht

Postuar në 15 Gusht, 2015 17:43

Kryeministri grek, Alexis Tsipras mund të kërkojë votëbesimin e qeverisë së vet më 20 gusht. Gazeta greke “Protothema” shkruan se kjo gjë mund të ndodhë, pasi Tsipras është vënë para faktit se një grup i deputetëve të partisë së tij, Syriza, refuzojnë politikën shtrënguese të BE-së. Sipas kësaj gazete, numri i deputetëve që kundërshtojnë kursin aktual, ishte më i madh nga sa mund të pritej, sidomos në votomin e marrëveshjes së fundit. Deputetë të Syrizas, që i përkasin “Platformës së Majtë” nuk e mbështesin më qeverinë e tyre në këtë çështje, ndaj Tsipras do të jetë i detyruar të kërkojë votëbesim. Sipas parashikimeve duket se rrugëdalje është ose koalicion me opozitën,mose zgjedhje të parakohshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.