Belbëzimi i Mbretëreshës pas aksidentit: Dikush ka prekur frenat...

Postuar në 15 Gusht, 2015 23:05

Nuk reagoi duke thënë “O Zot çfarë ka ndodhur” apo “Si është princesha”  por blelbëzoi thjesht “dikush ka prekur  frenat”. Këto kanë qenë fjalët e para të mbretëreshës Elizabet kur e informuan se princesha Diana kishte vdekur në një aksident. Por ajo nuk e dinte se në aksidentin fatal të Parisit princesha ishte bashkë me mikun e saj Dodi Al Fajed.

Ky moment bëhet i njohur për publikun në librin më të fundit të gazetares Ingrid Seëard me titull “Një portert i brendshëm i mbretëreshës me fjalët e saj. Komentet e autores zbulojnë marrëdhënien e pazakontë dhe problematike të dy grave në Buckingham Palace.

«Sipas një dëshmitari okular që ishtë I pranishëm në momentin kur mbretëresha Elisabetë mësoi për aksidentin ajo belbëzoi “dikush ka prekur frenat”, thotë autorja për gazetën Daily Mail. Në atë periudhë mbretëresha u kritikua gjerësisht pasi nuk ndërpreu pushimet edhe pse ishte njoftuar se princesha Diana kishte humbur jetën në aksident. Madje në familjen mbretërore kishte diskutime nëse flamuri I Buckingham Palace duhet të qëndronte ose jo në gjysmë shtizë.

http://www.protothema.gr/world/article/500870/elisavet-trohaio-i-daiana-...

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.