Nuk ka anëtarësim pa njohje, por ende sot pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën

Postuar në 31 Korrik, 2020 12:51

Një nga ekspertët më të njohur për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian profesori nga Parisi, Christian Lequesne, shprehet në një intervistë për KosovaPress se Serbia dhe Kosova nuk mund të anëtarësohen në Bashkimin Europian nëse nuk zyrtarizojnë njohjen reciproke. 

Nuk shoh ndonjë mundësi reale që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në BE nëse nuk e njohin sovranitetin e njëri-tjetrit. Normalizimi i marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e BE-së ka qenë një hap shumë pozitiv, por kjo nuk është e mjaftueshme. Hapi tjetër duhet të jetë njohja. Nëse Beogradi dhe Prishtina nuk e pranojnë këtë hap të ri, nuk do të ketë anëtarësim. BE mund të ndihmojë të dy vendet të shkojnë në këtë drejtim, por përgjegjësia përfundimtare është në të dy kryeqytetet

është shprehur eksperti. Sipas tij, Koosva u penalizua në çështjen e lëvizjes së lirë edhe për shkak se janë pesë vende të unionit që nuk e njohin atë zyrtarisht. 

Në këtë kuadër procesi i njohjes ëvshtirësohet për shkak se BE nuk shfaqet i unifikuar në qëndrimin e vet, duke lejuar paradoksje të tilla si hapjen e një ambasade apo selie diplomatike të vetën në Prishtinë, ndërkohë që vende anëtare të tij mbajnë nivel më të ulët marrëdhëniesh. Mund të pyetet se çfarë ndërmjestëson realisht BE-ja në këtë rast duke u ulur përballë dy palëve në një proces ku pozicioni i saj interpretohet ndryshe nga të gjithë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.