Një fotografi nga Siria për t’i kujtuar Perëndimit tmerret e luftës

Postuar në 26 Korrik, 2019 09:17

Një fotografi nga Siria për t’i kujtuar Perëndimit tmerret e luftës. Një baba që mban duart në kokë teksa sheh dy fëmijët që rrezikojnë të vdesin pas bastisjes ajrore nga forcat qeveritare

Vajza e tij 5 vjeçare, e zënë poshtë nga rrënojat, mban motrën e saj 7-muajshe të mos bjerë. Nëna e tyre qëndron e vdekur nën rrënoja. BBC thotë se fëmijët u transferuan në spital, por 5-vjeçarja la frymën e fundit, ndërsa foshnja është hospitalizuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv. Fotografia u shkrep të mërkurën në qytetin Arhi, pranë Idlibit dhe u publikua nga SY24.

CNN thotë se pothuajse 100 civilë janë vrarë në ditët e fundit nga sulmet e forcave të Asadit. Për dy muaj, sulmet janë intensifikuar në provincën e Idlibit dhe zonat përreth, të cilat ende kontrollohen nga rebelët.

Sipas Syrian Human Rights Watch, qindra civilë kanë vdekur dhe mijëra janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Është vlerësuar se së paku 33 fëmijë kanë vdekur që nga 24 korriku, krahasuar me 31 të vrarë në vitin 2018.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Jane me miliona njerez te vrare ne cdo vend ku Perandoria e Kaosit nderhyn (USA) dhe bombardon pa meshire, por ja qe CNN dhe politikanet amerikane i quajne "air raids casualties".
Kurse kur kundershtaret e kesaj Perandorie vrasin padashje civile megafonet e Departamentit amerikan bucasin duke i quajtur " victims of Assad regime" apo te oponenteve te tyre. 500 mije femije irakien vdiqen si pasoje e embrgos kundra irakut dhe M Albright i quajti te nevojshme keto viktima, ne interviste ne TV pa pike turpi.
Nuk i besohet me asnje lajmi ne TV amerikane dhe as ato te mediave qe lepijne bythen e yankee. Na kujtojne lajmet e PPSH dhe shtetit komunist shqiptar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.