Ahmetaj jep garanci per kasat: Përditësim pa kosto

Postuar në 22 Shtator, 2018 21:07

Edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj sqaroi se kasat aktuale nuk do të dalin jashtë përdorimit, por do të përditësohen me sistemin e ri të faturimit, duke ofruar opsione për sipërmarrjen, pa kosto.

Duke iu përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike për tenderin e monitorimit të sistemit tatimor Ahmetaj thotë se ky sistem mundëson një informacion më të qartë dhe në kohë për vetë biznesin, për transaksionet e deklaruara të tij me çdo biznes tjetër.

Sipas tij sistemi i ri  do të ndërveprojë me sistemin aktual c@ts të administrimit të taksave që përdor çdo tatimpagues i prokuruar nga qeveria e Partisë Demokratike në vitin 2013 me vlerë mbi 10 milionë euro.

Ndërsa lidhur me akuzat politike për fitues të paracaktuar Ahmetaj sqaroi se procedura konkurruese në fjalë dhe kriteret e saj, janë përgatitur dhe shpallur nga Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe për rrjedhojë, shërbimi nuk do të jetë  koncesion i një kompanie private, por pronë e shtetit shqiptar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.