Populizmi sot po "shtrëngon dhëmbët" rreth kryeministrit populist grek

Postuar në 16 Korrik, 2017 17:09

Alexis Papachelas shkruan sot një opinion në gazetën që drejton “Kathimerini” që titullohet: Të ngatërrosh vulgaritetin me radikalizmin.

Duke marrë shkas nga një konferencë biznesi në të cilën disa politikanë kishin nisur zakonin e akuzave reciproke, Papachelas tërheq vëmendjen në një situatë ligjërimore për të cilën ka përgjegjësi të madhe politika.

Sot qeveria ka një përgjegjësi të madhe për vulgaritetin që ka përmbytur diskursin publik. Ka ngatërruar vulgaritetinme radikalizmin. Ka normalizuar retorikën e përdorur nga Agimi i Artë për të sulmuar median dhe ka ushqyer pikëpamje ekstreme që tani po shënjestrojnë vetë kryeministrin Alexis Tsipras. Qeveria po bën një gabim shumë të madh. Ajo beson se mund të shpërblehet për kompromiset e mëdha që ka bërë duke ndërsyer dobermanët e vet. Nuk është kështu gjithësesi. Votuesit që ja kanë marrë dorën vulgariteteve kanë mësuar të dallojnë imitimin e ndjenjave anti-establishment me veprimin e vërtetë. Rreziku për Tsipras tani është që votuesit do ta kërkojnë këtë sentiment tjetërkund. Kur ushqen bishën e pangopur të populizmit do të gjesh veten mes dhëmbëve të tij

shkruan gazetari grek.

Dhe siç mund të merret me mend populizmi që vjen nga qeveria është edhe më me pasoja sesa ai që prodhohet nga opozita, ndonëse askush nuk është më në gjendje të shkëputet nga një sport politik që sugjestionon edhe protagonistët me zgjidhjet e shpejta. Vërejtja e Papachelas padyshim që vlen për të gjithë sojin e populistëve, pavarësisht garderobës.

http://www.ekathimerini.com/220103/opinion/ekathimerini/comment/confusin...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.