Më 21 janar 2011, tek Ura e Lanës. Më 13 maj 2017, jashtë Shqipërisë

Postuar në 13 Maj, 2017 10:24

Protesta e sotme zhvillohet kundër kryeministrit Edi Rama. Ajo mbështet mendimin dhe kërkesën e kreut të PD-së, Lulzim Basha për dorëheqje të Ramës. Policia siç raportohet ka marrë masat, ka lëvizje mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë. Ndërkohë zhvillimi vjen pak ditë pasi kryeministri vendosi të mos zhvillonte zgjedhjet në Kavajë. Në gjithë këtë situatë, kryeministri ka zgjedhur të mos jetë në Shqipëri ditën e sotme: ai do të jetë në Venecia në një aktivitet për artin. Në politikë nuk ka veprime të pafajshme, edhe kur pas tyre mundet mos të ketë realisht qëllime. Ndaj ky veprim, nëse ndodh realisht, kjo mungesë, është thjesht si ajo fjala që thotë se “heq bythën mënjanë”.

Pa u lëshuar pas ndonjë tëndence, por e mbani mend 21 janarin se ku ndodhej ai që deklaronte zgjidhjen e re nga ekranet televizve? Ai thjesht ishte diku më tutje, aty ku asnjë kamera nuk do ta merrte, për të parë e vëzhguar, e mandej për të dalë më mbrëmje, sërish në ekran. Frika kaq e madhe te një njeri është dramë personale, por si kryeministër, ajo është thjesht momenti më komik i kësaj që ndodh. Pushteti nuk është vetëm komoditet, do edhe pak përgjegjësi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.