Ministria e Shëndetësisë për vdekjen e 35 vjeçares: Ngjarja të zbardhet, por nuk ka ndodhur për fajin tonë

Postuar në 16 Shtator, 2016 23:23

Një reagim i Partisë Demokratike për vdekjen e 35 vjeçares Aida Cajka dhe foshnjës së saj në maternitetin Koço Glozheni nxiti kundërpërgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë që tha se ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin për nevojë të hetimeve.

“Ashtu siç kemi bërë me dije edhe më herët për opinionin publik, Ministria e Shëndetësisë ka vënë menjëherë në dispozicion të autoriteteve të drejtësisë të gjithë informacionin e nevojshëm, duke mundësuar nisjen e një procesi gjithëpërfshirës të hetimit dhe zbardhjes së ngjarjes”- sqaron ministria, e cila me heret kishte sqaruar se 35-vjeçarja ne muajin e nëntë të shtatzanise kishte nderruar jete pas hemoragjise se brendshme ne melçi. Familjaret akuzuan mjekët per solloratje nga materniteti ne senatorium dhe me pas ne QSUT.

Por edhe pse kërkon që ngjarja të zbardhet ministria mohoi çdo përgjegjësi mbi ngjarjen. “Dëshirojmë të rikonfirmojmë sërish për opinionin publik se, bazuar në të gjitha faktet dhe informacionet e mbledhura, ngjarja nuk ka ndodhur as për mosprezencë të personelit mjekësor të shërbimit të urgjencës apo të qendrave universitare mjekësore në Tiranë, as për mungesë të infrastrukturës diagnostikuese, as për mungesë barnash apo materialesh mjekësore të nevojshme për trajtimin e pacientes në fjalë dhe as për mungesë të ofrimit të shërbimit të autoambulancës”-thuhet në reagimin e ministrisë,

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.