Show Veliaj kapërcen kufijtë e Tiranës, një shkollë në Kukës kërkon të jetë nën juridiksionin e bashkisë së kryeqytetit

Postuar në 10 Shtator, 2016 18:03

Bashkia e Tiranës ka përcjellë përmes një njoftimi një aktivitet të kryebashkiakut Veliaj, i cili në fakt ka gjetur fabulën e radhës për të treguar se fama e tij po kalon kufijtë e kryeqytetit. Bashkia thotë se  pak javë më parë, Osman Doçi, drejtor i shkollës 9 vjeçare “Gani Duraku” në Morinë të Kukësit, i shqetësuar nga gjendja e keqe e shkollës, por edhe pasi ishte njohur me aksionin për riparimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të Tiranës, vendosi t’i shkruajë për ndihmë kryebashkiakut Erion Veliaj. Në atë letër, drejtori Doçi shprehte nevojën për disa tavolina, karrige, stola e pajisje të tjera shkollore, për të zhvillimin normal të mësimit.

Çfarë thotë me tej njoftimi i bashkisë;

“ Paraditen e sotme, kryetari i Bashkisë së Tiranës e mbajti fjalën, duke u nisur për në Morinë, bashkë me bazën materiale të nevojshme për përmirësimin e mësimdhënies në shkollën “Gani Duraku”, duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së drejtorit, grupit të nxënësve dhe mësuesve në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.Teksa mori pjesë në ngarkimin e materialeve mësimore nga kryeqyteti për në Kukës, kryebashkiaku Veliaj theksoi se ky është një gjest që tregon se Tirana, pavarësisht se nevojave të saj për shkolla të reja, di të jetë edhe solidare, edhe bujare për ata që janë në nevojë. “Jam shumë i lumtur që, bashkë me kolegët e zyrës në Tiranë, me donatorë bujarë, i jemi përgjigjur pozitivisht kërkesës së pazakontë që morëm nga shkolla e një qyteti tjetër, e cila na kërkoi që të merrej në juridiksion nga Bashkia e Tiranës. Këtë nuk e realizojmë dot me ndarjen administrative, por ajo që mund të bëjmë është që t’i përgjigjemi pozitivisht nevojës së tyre dhe sot në mëngjes në Tiranë, kemi ngarkuar një kamion me dyer, dritare, karrige, stola, banka, dërrasa të zeza, dhe ka 4-5 kompjutera për klasën e informatikës. Sot shkolla në Morinë do të ngryset më mirë se sa u gdhi”, u shpreh Veliaj.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.