Trump prish gjumin e shumëkujt. Ish-Shefi i CIA-s: “Ushtria mund të mos i bindet për urdhëra ekzekutimesh”

Postuar në 28 Shkurt, 2016 20:35

Udhëtimi i Donald Trump drejt Presidencës amerikane po percepthet si një realitet i cili nuk ëhstë më dhe aq i pamundur. Mediat janë vënë në lëvizje me gjithfarë argumentesh, ndonëse në finale është mekanizmi i votës ai që do të provojë nëse “Ëndrra Amerikane” do të realizohet tek ambiciet e miliarderit showman. Kjo po u prish gjumin shumë njerëzve në SHBA, që nuk duan të besojnë se Donald Trump do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë pas një fushate ku ai praktikisht guxoi të thoshte çfarë i donte qejfi. Shembulli më i mirë është një shkrim i publikuar në “Washington Post”, ku citohet ish-shefi i Shërbimit Sekret amerikan, Michael Hayden, të jetë shprehur se “ka mundësi, legjitime, që ushtria amerikane të mos i bindet urdhërave të Donald Trump, nëse ky zgjidhet president”.  Deklarimet e Hayden janë bërë në “Real Time ëith Bill Maher” dhe janë cilësuar provokative. Ndoshta të tilla që e bëjnë Trump edhe më të dashur nga sa është. “Do të isha jashtëzakonisht i shqetësuar nëse Presidenti Trump do të qeveriste në mënyrën sesi ai flet si kandidat gjatë fushatës”, thja Hayden. Ai i është referuar disa deklaratave të Trump,sipas të cilit shërbimet amerikane apo ushtria do të duhet të vriste familjarë të terroristëve, përderisa as këtyre të fundit nuk u intereson për ta. Sipas Hayden nëse një urdhër i tillë jepet, atëherë ai është i paligjshëm, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Këtu ish-shefi i CIA-s sheh legjitimitetin e kundërshtimit nga ushtria, ndonëse raporti i Kongresit i vitit të kaluar provoi me fakte se CIA kishte përdorur torturën ndaj të dyshuarve si autorë të akteve terroriste(https://www.washingtonpost.com/news/morning-mix/wp/2016/02/28/former-cia...). 

Por pohimi i Trump, sado që mund të jetë thjesht intuitiv dhe populist ka një “mbështetje” logjike të papritur pasi vjen si tezë e përpunuar e një personazhi të njohur: Samuel Huntington. Në librin e tij “Ushtaraku dhe Shteti” të vitit 1957, Huntigton merret me kontrollin civil të ushtrisë dhe mënyrën sesi duhet të mbërrihet tek ai që e quan “kontrolli objektiv”. Shkencëtari vë në dukje disa probleme me natyrë etike dhe praktike që mund të lindin mes pushtetit civil, politik dhe atij ushtarak për zgjidhje situatash që qëndrojnë në kufijtë e etikës së dy entiteteve. Shkruan shkencëtari: “...konflikti midis bindjes ushtarake dhe moralit bazë. Çdo të bëjë oficeri në qoftë se ai urdhërohet nga shtetari të kryejë një genocid, të shfarrosë popullsinë e një territori të caktuar? Nga pikëpamja e aftësisë për të gjykuar dhe për të zbatuar normat morale, shtetari dhe ushtari janë të barabartë. Ushtaraku nuk mund t’ua heqë të drejtën civilëve për të bërë gjykimet e veta përfundimtare morale. Por megjithatë problemi nuk është kaq i thjeshtë, sepse në këtë çështje përfshihen si politika, ashtu edhe morali. Shtetari mund ta ndjejë veten të detyruar të dhunojë normat e pranuara me qëllim që të sigurojë realizimin e synimeve politike të shtetit. Që kjo herë pas here ka qenë dhe është e vërtetë, nuk mund të mohohet. Në qoftë se shtetari hedh poshtë parimet vetjake në favor të “raison d’etat” a e justifikon ai implikimin e ushtarakut në këto veprime? Si ushtar ai është i detyruar të bindet, si njeri i duhet të mosbindet. Në të vërtetë përveç në rastet më ekstreme, në mënyrën më të arsyeshme, prej tij pritet që t’i nënshtrohet e t’i bindet normave të etikës profesionale. Vetëm shumë rrallë mund të lejohet e të justifikohet që ushtaraku t’i bindet ndërgjegjes vetjake në kundërshtim me detyrimin e dyfishtë për t’ju nënshtruar rregullit të bindjes ushtarake, si norma bazë e etikës ushtarake dhe e interesit të shtetit”(Përkthimi shqip i librit, faqe 93-94).

Është shumë e qartë se Trump ka bërë një gol propagandistik, duke artikuluar pa dashur teza që lidhen me etikën e ushtarakut, ndërkohë që ish-shefi i CIA-s shfaqet këtu si aktivist i të drejtave të njeriut. Gjithsesi, vështirë të mendohet nesër që Trump të ketë si sfidë mosbindjen e ushtrisë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.