De Biazi-FSHF, po diskutohet në distancë kontrata e re, apo ka një sulm ndaj trajnerit?

Postuar në 19 Tetor, 2015 11:43

Euforia e kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2016 po ja lë vendin shpejt një shkëmbimi deklaratash në distancë mes trajnerit de Biazi dhe Federatës. Presidenti Duka deklaroi dje se FSHF nuk po kërkon trajner të ri, por është normale që nëse De Biazi mendon se ka ardhur koha të kërkojë një ofertë shumë më serioze se Shqipëria, FSHF të mos paguajë dot shumën e re që italiani do kërkonte për të qëndruar. Nga ana tjetër, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, ish futbollisti Fatbardh Jera, shkoi edhe më larg duke thënë se De Biazi ka qenë një trajner pa identitet para se të merrte drejtimin e Shqipërisë. “Një trajner i cili paguhet 300 mijë euro, nuk mund të kërkojë 3 milion euro. Ne nuk mund t’ia japim atë shumë.

Përpara se të vinte në Shqipëri ishte një trajner pa identitet dhe nuk kishte drejtuar në nivele të larta”, ka thënë Jera.

Arsyetimi çalon për një fakt të thjeshtë: Identitetin ta jep suksesi dhe De Biazi bëri atë që asnjë trajner italian jashtë vendit, nuk ka bërë me kombetaren që ka marrë përsipër. Por nëse kërkesa e tij (vetë De Biazi ka përmendur si shkarazi shumën 2-3 milionë euro) është e pamundur për arkën e FSHF, kjo është çështje tjetër. Kontrata e tij mbaron pas Euro 2016.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.