FSHF

Armand Duka fiton garën për kreun e FSHF-së

Postuar në 07 Shkurt, 2018 15:45

Armand Duka është zgjedhur sërish në krye të FSHF-së. Pas mbylljes së procesit të votimit nga 65 anëtarët, nisi numërimi i votave. Komisioni konstatoi se Armand Duka mori  39 vota, Bashkim Fino 22 vota, ndërsa Shpëtim Hala nuk mori asnjë votë. Komisioni konstatoi gjithashtu 4 vota të pavlefshme, çka e bëri të detyrueshëm raundin e dytë, pasi asnjë prej kandidatëve nuk siguroi dot 2/3 e votave.

Gjëegjëza mediatike e “të pavarurit” Armand Duka

Postuar në 19 Janar, 2018 19:53

Dje u zhvillua ndoshta debati i parë publik, i tërthortë mes atyre që mendojnë se në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit duhet të ketë ndryshim dhe mes atyre që thonë se kandidatura e Bashkim Finos është e papranueshme. Mes këtyre të fundit ishte edhe Denis Bastari, sekretar Administrativ i FShF-së. 

Teza qendrore e diskutimit në “Opinion” të Tv Klan ishte se Fino vjen nga politika, rrjedhimisht nuk mund të konsiderohet si kandidat i përshtatshëm, por si një person që përfaqëson zgjatimin e qeverisë mbi FSHF. 

Bonifikimi i fanellës së kombëtares nga birra "Peja": Një etikë editoriale që duhet përshëndetur

Postuar në 19 Janar, 2018 10:59

I shikoni këto dy foto? Në fakt është një foto e shumëfishuar në dy me ndihmën e artit të retushimit.

"Panorama Sport" ka vendosur t’u heqë çunave të kombëtares birrën Peja që e kanë merituar sidomos pas atij udhëtimi në autobus të hapur, në mes të vapës, që i detyroi ta bënin kryeministri i tanishëm që mezi çpriste që të nxirrte kokën pak më lart se lavdia e skuadrës.

"Panorama S..." e konkuron kryeministrin sepse bën lojë virtuale. Ajo heq një logo, meqenëse mesa mund të na lejohet të hamendësojmë, "Peja" në shijen e pansportsave vlerësohet se ka shumë alkool.

Autogoli i Armand Dukës

Postuar në 16 Janar, 2018 12:40

Sot është bërë publik lajmi se shoqatat rajonale që janë deklaruar si anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe që sipas presidentit të saj, Armand Duka, do të votojnë edhe në zgjedhjet e 7 shkurtit, po tentojnë të regjistrohen në gjykatën e Tiranës. Lajmi në vetvete konfirmon atë që është shkruajtur më parë e që përmblidhet në një fjalë: Skandal.

http://www.tematv.al/2018/01/16/skandali-i-fshf-p-rpiqet-t-regjistroj-n-...

Fino zyrtarizon kandidaturën për President të FSHF-së

Postuar në 11 Janar, 2018 21:50

Ajo që përflitej prej javësh se Bashkim Fino do të ishte rivali i Agron Dukës në garën për president i FSHF-së u zyrtarizua. Deputeti socialist deklaroi nga studio e Televizionit Publik Shqiptar se nxitja për kandidimin  ka ardhë nga pasioni i tij për futbollin, por edhe mbështetja e miqve të tij. Ai parashtroi dhe platformën ku si pika kryesore janë, privatizimi i klubeve, transparenca e fondeve, ngritja e akademive sportive dhe kufizimi në dy mandate i drejtimit të FSHF-së.

6 muaj më parë De Biasi shpallej “Nder i Kombit”, tani në sulm për ta hequr. Çfarë biznesi fshihet?

Postuar në 15 Nëntor, 2016 12:04

Në 11 Mars të vitit të kaluar trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit u vlerësua nga Federata Shqiptare e Futbollit me titullin “Nderi i Kombit në Futboll” për arritjet në fazën eleminatore të kampionatit Europian “Francë 2016”. Një qokë që u shkoi për shtat të dyja palëve, si teknikut italian që i shtronte rrogozin vetes për një pagë më të majme ashtu Armando Dukës për mbretërimin “me dafina” në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Tensioni FSHF-TVSH pas ndeshjes Shqipëri – Marok. TVSH zbardh email e UEFA për Skënderbeun

Postuar në 09 Shtator, 2016 10:10

Federata Shqiptare e Futbollit, kjo "bahçe personale" e Armando Dukës, përfshihet në një skandal. Televizioni Publik Shqiptar raporton se Federat Europiane e Futbollit, ka nisur një e-mail ku sqaron se vendimi i saj për përjashtimin e Skënderbeut i ëhstë dërguar prej kohësh FSHF-së. Por kjo e fundit nuk e ka bërë publike për të krijuar kështu një situatë kaotike dhe duke e vendosur veten në një pozitë krejt joligjore.

Mostransmetimi i ndeshjes Shqipëri – Marok, RTSh aludon për përgjegjësi të FShF-së

Postuar në 01 Shtator, 2016 19:01

Radiotelevizioni Shqiptar ka reaguar sot për të sqaruar se përse nuk u transmetua ndeshja miqësore Shqipëri – Marok, zhvilluar në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”.

Sipas Departamentit të Sportit të RTSH-së, mostransmetimi i ndeshjes ka ardhur për shkak se kompania përkatëse nuk ka shpallur procedurat tenderuese dhe nuk i ka kthyer përgjigje ofertës së RTSh-së. Dhe këtu del në skenë roli i FShF-së, drejtuesi i së cilës, Armando Duka, u shfaq krah kryeministrit Edi Rama dje në Shkodër.

UEFA nis procedim disiplinor ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit

Postuar në 12 Qershor, 2016 18:01

UEFA ka nisur procedim disiplinor ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për shfaqjen e një baneri me përmbajtje anti sportive nga tifozët shqiptarë në ndeshjen Shqipëri-Zvicër.

Komisioni i Etikës pranë qeverisë së futbollit europian ka nisur hetimet dhe rasti do të gjykohet në seancën e datës 21 korrik.

Një ditë më parë qeveria greke protestoi pranë UEFA-s për shfaqjen e një baneri që fliste për 100 mijë viktima shqiptare duke bërë fajtore Greqinë për gjenocid ndaj çamëve në Greqi.

 

Projekti i stadiumit dhe sllogani i kombëtares (Foto)

Postuar në 21 Prill, 2016 11:34

Projekti i stadiumit të ri kombëtar është prezantuar sot nga presidenti i FSHF-së, Armando Duka dhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri e ka konsideruar stadiumin, të ngjashëm me atë të Juventusit.
Sipas Ramës, “Arena Kombëtare” do të jetë një nga stadiumet më të bukura në Europë dhe në të mund të luhen edhe ndeshje të ekipeve të huaja, ose finale si ajo e Superkupës europiane. Ndërsa kreu i Federatës zbuloi edhe slloganin e kombëtares për fazën finale të Europianit, ku autobusi do të mbajë thënien, "Ti Shqipëri më jep nder".

Pages

Subscribe to RSS - FSHF