Të Kripura
Njoftim: "Të Kripura" shkëput marrëdhënien me Soros
Të nderuar miq! Duam të ndajmë sot me Ju një njoftim të rëndësishëm, ose që ne e quajmë të tillë. Që prej disa ditësh, Të Kripura nuk financohet më nga fondacioni “Soros” duke mbyllur kështu një kontratë bashkëpunimi interesante.
Kjo tashmë është vënë re edhe nga lexuesit e rregullt të rubrikës, që kanë nuhatur kthesën 180 gradë të Të Kripura dhe përmbajtjes së saj. Kush mund të qeshë vallë në këto kohë? Atëherë: kush mund të shkruajë gjëra për të qeshur kur nuk ka financim?
Me 300 firma gazetarët mund të shpallin minoritetin që duan
Arian Çani ka shqetësuar të gjithë shqiptarët e vërtetë me deklaratën e tij se i gjithë Ballkani ka qenë helen. Me shqiptarë të vërtetë kemi parasysh ata që e kanë bezdi të mendojnë para se të flasin, që kur flasin na rrëfejnë një shqipe të mjerë, kur shkruajnë na kujtojnë se gjithë njerëzimi do ketë patur dikur vetëm një gjuhë dhe vetëm kur qeshin e tradhëtojnë veten për mirë.
Koha për monumente të Gazetarit të Panjohur
Racist dhe përdhunues.
Këto fjalë janë shkruar mbi bustin e gazetarit të njohur italian, Indro Montanelli, bust i cili gjendet në Milano. Mbi të janë hedhur edhe disa shishe bojë e kuqe.
Ekskluzive/Kreu i OSBE-së Edi Rama, mision ndërmjetësues mes Trump dhe protestuesve në SHBA
Kriza e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmjetësohet nga OSBE-ja, organizata kryesore në botë për këto çështje. Burime të sigurta nga qeveria shqiptare bëjnë të ditur për redaksinë e “Të Kripura” se kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, si drejtues të preidencës së OSBE-së do të udhëtojnë drejt SHBA-ve për të takuar presidentin Donald Trump dhe sekretarin në Detyrë për Çështjet e Brendshme, Chad F. Wolf.
Ekskluzive/Opozita kërkoi Qeveri Kujdestare për Integrimin deri në anëtarësimin e vendit në BE!!!
Mbledhja e Këshillit Politik, një lloj konference Mukjes për zgjedhjet, ka përfunduar pa produkt. Shumica socialiste ka deklaruar se ka votat e vetme që të miratojë në Kuvend reformën që mjafton të ketë rekomandimet e OSBE-ODIHR të integruara për t’u quajtur formalisht brenda standardeve.
Një gjest dialektik
Shumëkush e ka ndjekur episodin e fundit të “Real Story”, titulluar: Një kryeministër i pandehur.
Skenografia e këtij emisioni ishte një truk propagandistik për të rehabilituar kryeministrin Rama në formën djallëzore të ushtrimit prej tij të të drejtës së fjalës.
Vendosja e diskutuesve ishte e përmbysur: kryeministri në sallën bosh të TOB, në rolin e një spektatori, pra të popullit, dhe në podium-skenë tre gazetarë.
Parandalimi i infektimit me CoVid-19 imiton luftën kundër zakoneve prapanike
Një lajm i ri shumë optimist vjen nga ShBA për luftën ndaj CoVid-19. Shkencëtarët kanë zbuluar se po të lash gojën me listerinë parandalon infektimin nga virusi. Aryseja është se listerina ka 20% alkool. Në mediat shqip ky lajm është një përkthim nga burimi i preferuar i saj, Daily Mail. Nëse lexon lajmin origjinal kupton se zbulimin e madh e ka bërë “një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh”, sipas të cilëve madje është urgjente që të testohet lidhja larje goje-parandalim ndaj CoVid-19.
Lajm i mirë. Do rrimë Larg njëri-tjetrit!
Komisioni për shkarkimin e Metës: Presidenti nuk parashikoi pandeminë, provë e re rënduese
Komisioni Parlamentar për shkarkimin e presidentit të Republikës ka pranuar sot disa prova të reja që rëndojnë pozitën e kreut të shtetit.
Në një letër - denoncim, deputetë të Partisë Socialiste përfshirë ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, kërkojnë të merret parasysh në cilësinë e provës dhe përgjegjësisë sjellja e presidentit para dhe gjatë pandemisë. Sipas tyre pozita e Ilir Metës rëndohet shumë për shkak se ai nuk njoftoi institucionet për afrimin e koronavirusit.
Ustai i gallatës
Të marrësh seriozisht Shqipërinë duket një nga sipërmarrjet më të vështira. Ndoshta këtë e kanë kuptuar edhe këta që qeverisin në këtë vend, të cilin në fakt e e leqendisin. Përvoja jonë me pandeminë nuk ka nevojë për mësues. As modele. Sepse ajo është e njëkohshme me të gjitha vendet që u kapën në befasi, aq sa sot dëgjojmë lajme që mund të dukeshin dje të pabesueshme si p.sh SHBA nuk ka maska. Apo nuk ka kite testimi etj.