Të Kripura

M-mediat e Tiranës

Postuar në 23 Shkurt, 2020 21:56

Koronavirusi/ Zëri i Amerikës: Shqipëria shton masat përballë koronavirusit në portet detare e ajrore

Sapo lexon këtë fjali “gazetareske”, informative të lind menjëherë pyetja: nga cila kokë ka dalë një titull i tillë? 

Sepse teksa vërsulesh që me këtë garanci amerikane në sy që na thotë se Shqipëria i kopsiti punët me koronavirusin, të lexosh të reja, vë re me zhgënjim se Zëri i Amerikës në fakt është zëri i Silva Binos në konferencë për shtyp. 

Duhet një redaktim që të mos quhet përrallë televizive

Postuar në 22 Shkurt, 2020 17:53

Ndiqeni një të ashtuquajtur dokumentar të transmetuar në Top-Channel më 23 nëntor 2019 me titull: Gjurmë Shqiptare - Butrinti, Ilir apo greko-romak?

Protestë me sfond nacionalist më 2 mars. I hiqet nënshtetësia Carlo Bollinos dhe kërkohet heqja e memorialit turk

Postuar në 20 Shkurt, 2020 03:01

Pak ditë përpara sesa opozita e drejtuar nga presidenti Ilir Meta të nisë protestën e vet të 2 marsit, redaksia e “Të Kripura” ka mësuar disa të dhëna rreth organizimit të saj. 

Konkretisht z. Meta ka menduar të ndërmarrë disa veprime paralel: të deklarojë lënien e detyrës dhe nisjen e mosbindjes civile, të dekretojë shpërndarjen e parlamentit duke konsideruar gjendje të grushtit të shtetit, pra të jashtëzakonshme dhe të nisë bllokimin e institucioneve. 

Pas donatorëve të huaj kujtohet politika shqiptare. Ja kush dhuron për tërmetin

Postuar në 18 Shkurt, 2020 01:17

Me suksesin e Konferencës së Donatorëve, shumica në pushtet po mendon të mbledhë edhe donacione nga brenda vendit, përveç atyre në rrugë online. Kështu sipas burimeve të “Të Kripura” përfaqësues të politikës kanë ofruar shumat si më poshtë: 

Vangjush Dako dhuron 1 milionë euro
Ben Blushi 250 mijë euro
Taulant Balla 50 mijë
Damian Gjiknuri ofron 2 milionë euro kredi
Elisa Spiropali 50 mijë lekë
Erion Veliaj është ofruar të bëjë punë në komunitet

Çudira shqiptare, kryeministri Edi Rama kërkon nga ambasada në ShBA rekuperimin e fjalimit të Trump të grisur nga Pelosi

Postuar në 06 Shkurt, 2020 21:26

Nuk mund të mungonte një element të themi bizar gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në ShBA. 

Burime të besueshme nga ambasada e Shqipërisë në Washington bëjnë me dije për “Të Kripura” se z. Rama ka kërkuar të gjendet, blihet apo edhe merret në çfarëdo mënyre fjalimi i Presidentit Donald Trump në Kongres, konkretisht kopja e cila u gris në mënyrë demonstrative nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. 

Lobim në SHBA edhe për imazhin post-mortem të Enver Hoxhës

Postuar në 05 Shkurt, 2020 16:56

Bashkëshortja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha do të pajtojë një studio lobimi në SHBA për të rehabilituar figurën e ish-Diktatorit Shqiptar. Sipas burimeve të “Të Kripura”, kompania e kontaktuar është “Goodname Ltd” me seli në Washington dhe ndaj saj do të kërkohet një fushatë intensive për eliminimin e stereotipeve mbi figurën e Hoxhës. Fushata do të ketë si objektiv median europiane ku do të synohet eliminimi i klisheve si “Stalinist”, “Tiran” etj., të gjitha epitete gazetareske që nuk i përgjigjen ligjësive objektive të shtetformimit.

Sizmologu: Tërmeti i 26 nëntorit 2019, paslëkundje e tërmetit të 1979-ës. IGJEUM të jepet me konçesion

Postuar në 29 Janar, 2020 00:28

 

Në orët e mbrëmjes së djeshme Tirana është lëkundur nga goditje të forta tërmeti. Është një situatë që krijon pasiguri të madhe te qytetarët të cilëve u thuhet se nuk duhet të tremben. Për të sqaruar diçka më shumë, redaksia e “Të Kripura”zhvilloi një bisedë me prof. dr. Qëndrim Balliu, studiues i njohur i sizmologjisë, por me një qasje alternative ndaj saj. 

Mirëmbrëma z. Balliu. Mund të na shpjegoni diçka për fushën tuaj të studimit? 

Tërmeti në Turqi, Komiteti Shqiptar i Rindërtimit ofron si ndihmë të parë gazetarë terreni

Postuar në 24 Janar, 2020 22:29

Nisur nga përvoja e tërmetit në Shqipëri dhe mbulimit profesional, emocional të gazetarëve shqiptarë, Komiteti, me propozim të shoqatave të gazetarëve, ka vendosur dërgimin e një trupe prej 15 profesionistësh të lajmit. Trupa do të udhëtojë me Air Albania. 

Ore mirë takohemi dhe dalim fotografi po nuk na mbështet askush. Pa merak se tani kemi OSBE-në tonën

Postuar në 22 Janar, 2020 02:05

Kërcënimi kibernetik iranian shtyn projektin e fiskalizimit. Qeveria lë në fuqi sistemin e kasave

Postuar në 21 Janar, 2020 01:52

Sot seksioni shqip i agjencisë gjermane të lajmeve, Deutsche Welle parlajmëronte se Shqipëria kërcënohet nga sulmet kibernetike të Iranit. Nuk dihet burimi i informacionit për ata që prononcohen për këtë media, por në të vërtetë ky kërcënim ekziston realisht. 

Madje, sipas burime të sigurta për “Të Kripura” qeveria shqiptare ka nisur të marrë masa konkrete për t’u mbrojtur nga Irani që konsiderohet një vend potencial për goditjen e infrastrukturës informatike. 

Pages

Subscribe to RSS - Të Kripura