Të Kripura

SMS e Maznikut për Veliajn: Shef, të kam parë në ëndërr te dritarja e Salës!

Postuar në 13 Prill, 2024 16:24

Nuk përjashtohet që dikur Berisha të bëjë marrëveshje edhe me Zahon për të ardhmen e vendit!!!

Postuar në 12 Mars, 2024 15:53

Teatri politik i disa muajve duket se po shkon drejt fundit. Dritarja e Shpresës, zhurma në Parlament e kështu me radhë, ngjajnë se po zëvendësohen nga ndërzimi i zakonshëm mes dy partive kryesore, deri më tani non grata për njëra-tjetrën. Raportohet se është rënë dakord për dy komisione hetimore; një për të dhënat e sistemit TIMS dhe tjetri për koncesionet në shëndetësi. Qesharake kur mendon se çështjet po hetohen penalisht.

Vazhdon siç ka qenë!

Postuar në 16 Shkurt, 2024 19:22

Në një faqe në Facebook postohej dje kjo këngë. Titulli kuptimplotë, kumbues madje: Pekini maskën e çorri! Me arsyetimin e qashtër: Se nuk i mbante më petë lakrori! 

Vazhdon teksti me denoncimin e pazareve të Kinës me Amerikën, që si gjeopolitikë globale kondensoi me deviacionizmin e vet anti-parimor këtë xhevahir të polifonisë sonë. Sepse jona është, nuk kemi çfarë themi!

Ministret e qeverisë Rama: Në zyrat shtetërore të drejtuara nga gratë të mbahet portreti i Erjon Braçes

Postuar në 16 Nëntor, 2023 13:32

Pas propozimit të deputetit socialist Erjon Braçe që periudha e ciklit menstrual për femrat të njihet si sëmundje e paguar, ministret gra të qeverisë kanë dalë me propozim ligjor që në zyrat shtetërore të drejtuara nga gratë të mbahet portreti i z. Braçe. Kjo në shenjë respekti për vëmendjen e treguar ndaj një problemi kaq akut për femrën shqiptare. 

L’onorata societá Rama - Meloni: Una faccia, una mazza!

Postuar në 11 Nëntor, 2023 23:28

Marrëveshja për emigrantët e bëri kryeministrin Rama personazhin e emisionit “Fratelli di Crozza” këtë javë në Itali. Me Ramën që u përgjigjet pyetjeve të gazetarit ndërsa kërkon herë pas here miratimin e kryeministres Meloni, materiali satirik e vë theksin te ajo që i bashkon shqiptarët dhe italianët veç racës: una mazza (një shuk parash), thënë ndryshe e njëjta prirje për të korruptuar dhe për t’u korruptuar.

Lirë dhe mirë në Shqipëri

Postuar në 19 Gusht, 2023 18:35

Në Itali, Shqipëria ka hyrë me suksesin turistik publicitar në satirën politike. Tani që edhe fatura e restorantit në Berat u shlye, duart janë të lira për të bërë atë që italianët dinë ta bejnë me Shqipërinë: të tallen.

Nuk ka zgjedhje të reja në Kukës. Benet Beci caktohet si kryetar bashkie Jorezident

Postuar në 17 Qershor, 2023 20:33

Pas dorëheqjes së Safet Gjicit nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, pritej që të zhvillohen zgjedhje të reja. Por siç mëson “Të Kripura”, kryeministri Rama ka hedhur poshtë si opsion këtë mundësi. 

Arsyet janë të kuptueshme. Ikën një bashki mavi nga harta. E dyta është e pamundur të bësh fushatë pas skandalit të videos me Gjicin: çfarë t’u thuash kuksianëve?!

Notë proteste e Konsullit të Meksikës ndaj deklaratave të kryeministrit Rama

Postuar në 08 Qershor, 2023 15:39

Pak ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bëri një krahasim. Duke folur për vendosjen e ushtrisë serbe në Kosovë, z. Rama tha se ky akt është njësoj si vendosja e ushtrisë meksikane në kufirin me SHBA. Vlera e saj është Zero.

Mbi këtë deklaratë, autoritetet meksikane kanë autorizuar Konsullin e Nderit në Tiranë, z. Ylli Ndroqi që të paraqesë notë proteste dhe të sqarojë kuptimin e këtij krahasimi që fyen nderin dhe dinjitetin e Meksikës.

Betimi i Belerit, 4000 himarjotë nisen nga Greqia. Athina ngre gatishmërinë ushtarake në Veri

Postuar në 31 Maj, 2023 12:40

Vendimi i gjykatës shqiptare për të lënë në burg Fredi Belerin ka angazhuar Greqinë në lëvizje cilësisht të reja. Sipas burimeve të besueshme për “Të kripura”, ushtria greke ka marrë urdhër të shtojë dislokimin në kufi, ndërkohë që Flota ushtarake ka shtuar patrullimin në kanalin e Korfuzit.

E re/Në Kamëz të bën pis Diploma

Postuar në 02 Maj, 2023 22:29

Në mediat pranë qeverisë raportohet se kandidati i PD-së në Kamëz Arjan Hoxha ka falsifikuar diplomën. Pas lajmit del një dekument që provon këtë akt te Hoxhës.

Servirja e këtij fakti ose prove vjen në kontekstin e lodrave elektorale të partive për të fituar kapital përmres zbulimit të “skandaleve”. Kjo e Hoxhës është investim i pastër për Rakip Sulin. Pra, duke lënë mënjanë etjen e mediave të qeverisë për të vërtetën, ato po investojnë duke mos thënë asgjë, për Rakip Sulin.

Pages

Subscribe to RSS - Të Kripura