Lobim në SHBA edhe për imazhin post-mortem të Enver Hoxhës

Postuar në 05 Shkurt, 2020 16:56

Bashkëshortja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha do të pajtojë një studio lobimi në SHBA për të rehabilituar figurën e ish-Diktatorit Shqiptar. Sipas burimeve të “Të Kripura”, kompania e kontaktuar është “Goodname Ltd” me seli në Washington dhe ndaj saj do të kërkohet një fushatë intensive për eliminimin e stereotipeve mbi figurën e Hoxhës. Fushata do të ketë si objektiv median europiane ku do të synohet eliminimi i klisheve si “Stalinist”, “Tiran” etj., të gjitha epitete gazetareske që nuk i përgjigjen ligjësive objektive të shtetformimit.

Kompania thuhet se ka nisur konsultimin e shkrimeve pozitive për Hoxhën që në gjallje të tij, por edhe pas vdekjes si p.sh nekrologjia e shkruar nga Montanelli. Në një lidhje telefonike, kompania pranoi se detyra e saj është e lehtë në përgjithësi për shkak se ndaj figurave të tilla dominon një paragjykim gazetaresk i shekullit të kaluar. Sipas përfaqësuesve të saj, lobimi synon të sqarojë dhe ndajë elementet shtetformues të aktivitetit të Hoxhës nga lufta politike e tij. Në këtë kuadër bëhet e ditur se znj. Hoxha ka vënë në dispozicion edhe arkivën sekrete të Hoxhës që do të ndihmojë për hedhur dritë më mirë mbi arsyet shtetërore të spastrimeve të organizuara prej tij.

Financimi i kësaj sipërmarrjeje është privat, por një pjesë e shoqatës së veteranëve ka shprehur gatishmërinë të kontribuojë dhe mbledhë paratë e nevojshme. Kompania nuk ka pranuar të zbulojë personin e kontaktit në Tiranë, por thuhet se ai është një historian i njohur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.