Sizmologu: Tërmeti i 26 nëntorit 2019, paslëkundje e tërmetit të 1979-ës. IGJEUM të jepet me konçesion

Postuar në 29 Janar, 2020 00:28
Intervistoi: Shaptilografisti

 

Në orët e mbrëmjes së djeshme Tirana është lëkundur nga goditje të forta tërmeti. Është një situatë që krijon pasiguri të madhe te qytetarët të cilëve u thuhet se nuk duhet të tremben. Për të sqaruar diçka më shumë, redaksia e “Të Kripura”zhvilloi një bisedë me prof. dr. Qëndrim Balliu, studiues i njohur i sizmologjisë, por me një qasje alternative ndaj saj. 

Mirëmbrëma z. Balliu. Mund të na shpjegoni diçka për fushën tuaj të studimit? 

Po. Unë jam sizmolog, por e shoh atë në marrëdhënie ndërdisiplinore. Disa e quajnë një qasje joortodokse. Në fakt ne bëjmë pjesë në atë që quhet si determinizmi sizmik. 

Pak më konkretisht ju lutem? 

Ne pranojmë teorinë e pllakave tektonike, por duke inkuadruar në shpjegimin e modelit tektonik parimin e Big Bang-ut në sizmologji. 

Çfarë do të thotë kjo në terma praktikë? 

Kjo do të thotë që pllakat tektonike vërtet ndërveprojnë sipas rajoneve kufitare të tyre duke provokuar lëkundjet e zakonshme sizmike që janë përherë rajonale, por energjia e tyre fillestare buron nga periudha e stabilizimit të kontinenteve. Pra është ai impuls energjetik që shoqëron dhe përcakton lëvizjet e sotme.

Po ku qëndron dallimi me sizmologjinë konvencionale? 

Simzologjia siç e quani ju konvencionale, por që për ne është mikrosizmologjia merret me studimin e tërmeteve pas faktit duke u përpjekur të ndërtojë modele studimorë dhe parashikimi nisur nga ngjarjet lokale. P.sh kur thonë që tërmeti i 26 nëntorit i përgjigjet një cikli 100 vjeçar. 
Për ne qasja është më e gjerë. Çdo ngjarje sizmike ndikohet nga fillimi asaj që quhet për konveniencë fillimi i pamjes së sotme gjeologjike të Tokës dhe në vijim kemi një ecuri lineare ngjarjesh sizmike që i shohim në mbarë planetin. Këtu përfshihen patjetër edhe vullkanet.

Ta thjeshtojmë ju lutem: ku dallon mendimi juaj nga ai i sizmologëve të tjerë për tërmetin e 26 nëntorit 2019 p.sh? 

Jua thashë. Ata nuk fusin në ekuacion Big Bangun gjeologjik. Por llogarisin ngjarjet në varësi të fërkimit kufitar të pllakave. Për ne ai tërmet p.sh duhet parë patjetër edhe si paslëkundje e tërmetit të vitit 1979. Sado i madh të jetë një tërmet energjia e akumuluar në rajonin e çlirimit të tensionit është e përcjellë nga ngjarje të mëparëshme, sipas parimit të termodinamikës se energjia as humbet dhe as zhduket, por shndërrohet. 

Dakord, por ju thoni paslëkundje dhe duket se duhet të qetësohemi. Në fakt edhe paslëkundjet vrasin apo jo?

Jo. Vrasin banesat, por atë e studion inxhinieria e ndërtimit. 

Ç’mund të thoni për IGJEUM? Instituti nuk regjistroi dot as tërmetin e 26 nëntorit…

Për mendimin tim ai institut nuk shërben për asgjë, sa kohë nuk pranon të hapet dhe të pranojë shumësinë e metodave. Instituti mund të vazhdojë të mbahet, por për mua shërbimi sizmik, pra matja që bëhet me aparatura mund të jepet edhe me koncesion. Fundja një soft është që mund të lidhet me sistem njoftimi në kohë reale me Mbrojtjen Civile të Republikës. Është mendësi e vjetër kjo e mbajtjes së shërbimit që nuk bën asnjë punë. Ose e bën punën keq. 

Ju falemnderit!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.