Ambasadori Dervishi: Deti dhe varrezat në rrugën e zgjidhjes, Greqia të na njohë kufijtë tokësorë

Postuar në 21 Nëntor, 2015 10:59

Ambasadori shqiptar në Greqi Dashnor Dervishi në një intervistë për Independent Balkan News Agency zbulon se kushti i palës shqiptare për të arritur një marraveshje për çështjen e kufirit detar dhe varrezat e ushtarëve grekë është nënshkrimi i akteve nënligjore që do të bëjë të mundur edhe një marrëveshje për njohjen nga Greqia të kufijve tokësore të Shqipërisë

“Ashtu si Greqia edhe Shqipëria jemi shumë të intersuar për arritjen e kësaj marrëveshje. Për këtë ne nuk i kemi rreshtur përpjekjet për të gjetur termat që do të bënin të mundur nënshkrimin e saj. Janë parashtruar propozimet tona për rinegocimin e marreveshjes që do të ishte në përputhje të plotë të interesave tona të përbashkëta, të konventave ndërkombëtare për detin dhe parametrave të BE-së ku ne bëjmë pjesë. Në këtë kuadër, në nivel diplomatik dhe ekspertësh takimet dhe konsultat janë në proces. Shqipëria është e interesuar të nënshkruajë edhe aktet ligjore me fqinjin tonë të jugut për njohjen zyrtare të kufijve ekzistues në tokë dhe ujërave të ëmbla”-thekson ambasadori shqiptar në Athinë.

Dervishi shprehet optimist edhe për avancimin e çështjes së varrezave të ushtarëve grekë, për të cilët është rënë dakord nga qeveritë e dy vendeve që në vitin 2009.“Në shkurt të këtij viti pala shqiptare ka kërkuar zyrtarisht palës greke mbledhjen e Komisionit të përbashkët për të zgjidhur problemet dhe për t’I hapur rrugë këtij procesi human në respekt të të rënëve. Së fundmi ka një reagim nga pala greke për takimin midis dy komisioneve”-deklaron Derviishi.

Comments

Submitted by Re(s)publika...... (not verified) on

Krieministrit i duhen para.
Valute. Euro. Qofte edhe Dhrahmi!
Kolonel Pasha, priti se po kthehen ne Jug...

Submitted by Shqiptar Çam (not verified) on

Ne bisedimet me Greqine duhet te perfshihet edhe Problemi I Çamerise Shqiptare-ashtu sic keni premtuar ne programin e Qeverise.
Cfare kuptimi kane varezat e grekeve ne token Shqiptare ne nje kohe qe ata nuk lejojne as te hyjne per vizita Shqiptaret Çame qe kane lindur atje ne tokat e tyre??! Greket I kane zhdukur e betonuar varet e Çameve te Pafajshem te vrare prej tyre.?!
Ku qendron teza e juaj: " Asnje problem me fqinjet tane??!
Jemi Shtet Sovran dhe duhet te Respektohet nga fqinjet, para se te kerkojne "te drejtat e tyre"!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.