Dervishi

Kina në “Rrugën e Mëndafshit”, Shqipëria e paqartë çfarë mund të përfitojë

Postuar në 14 Maj, 2017 18:09

Në Kinë çeli punimet samiti i nismës, “Një brez një rrugë”, ku marrin pjesë udhëheqës dhe përfaqësues nga 29 vende të botës. Duke theksuar se ekonomia globale ka nevojë për nisma të reja dhe protagonistë të rinj, Presidenti kinez, Xi Jingpin  deklaroi se qeveria kineze do të vërë në dispozicion të kësaj iniciative ambicioze 124 miliardë dollarë. Sipas tij kjo nismë mund të hapë rrugët për prosperitet dhe paqe në mbarë botën.

Tri gafat e viteve 1985, 1993 dhe 2017 në historinë e arkivave të Shqipërisë

Postuar në 10 Maj, 2017 00:01

Autoriteti “për hapjen e dosjeve” në zbatim të ligjit të vet, i cili është në shkelje me ligjin e arkivave, ka shpalosur tashmë synimet e veta për shpërbërjen e fondeve arkivore të disa arkivave të vendit, në funksion të një sipërmarrje që kërkon energji të madhe e sjell shumë pasoja. Ky veprim, i nxituar dhe i pabazuar në asnjë praktikë arkivore, do të sjellë pasoja të rënda në rrjetin arkivor të vendit. I gjithë dokumentacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas ligjit duhet të administrohet nga Arkivi i kësaj ministrie. Ai është unik dhe i pandashëm.

3 373 dëshmorë?

Postuar në 07 Maj, 2017 23:42

Ish-shefi i Arkivës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kastrio Dervishi, poston në Facebook fotokopjen e një raporti të vitit 1951, sipas të cilit autoritetet e kohës flisnin për pensione të lidhura për familje dëshmorësh, në masën 3 373. Një shifër shumë larg 28 mijëshit të njohur. Po sjellim atë që shkruan Dervishi, bashkë me foton, por duke mbetur në mendimin se për këtë çështje është mirë të flasin zyrat e shtetit. 

"Raporti i vitit 1951, 3.373 dëshmorë të luftës

Ambasadori Dervishi: Deti dhe varrezat në rrugën e zgjidhjes, Greqia të na njohë kufijtë tokësorë

Postuar në 21 Nëntor, 2015 10:59

Ambasadori shqiptar në Greqi Dashnor Dervishi në një intervistë për Independent Balkan News Agency zbulon se kushti i palës shqiptare për të arritur një marraveshje për çështjen e kufirit detar dhe varrezat e ushtarëve grekë është nënshkrimi i akteve nënligjore që do të bëjë të mundur edhe një marrëveshje për njohjen nga Greqia të kufijve tokësore të Shqipërisë

Subscribe to RSS - Dervishi