Rusia: Pas sulmit në Moskë është SHBA, Britania dhe Ukraina

Postuar në 26 Mars, 2024 14:49

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Ukraina janë pas sulmit terrorist në Crocus City Hall, ka thënë për mediat shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), Alexander Bortnikov.

"Ne besojmë se kjo është e vërtetë. Sido që të jetë, tani po flasim për informacionin faktik që kemi. Këto janë informacione të përgjithshme, por ata kanë një histori të gjatë të këtij lloji", citohet ai nga Tass.

Bortnikov vuri në dukje se ka sasi të madhe informacioni në hapësirën publike "që tregon se Perëndimi dhe Ukraina synojnë të shkaktojnë dëm më të madh në vendin tonë".

“Ka pasur sulme me dronë, sulme nga anije pa ekuipazh në det dhe inkursione të grupeve të diversantëve dhe organizatave terroriste në territorin tonë”, përfundoi Bortnikov.

Edhe shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Nikolai Patrushev, tha se Ukraina është përgjegjëse për masakrën në Moskë. Patrushev, sipas agjencisë Ria Novosti, është përgjigjur gjatë një konference me gazetarët se “pas sulmit është Ukraina".

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë se si platforma logjistike për sulmin e Shtetit Islamik mund të ketë shërbyer Turqia dhe në mënyrë të veçantë provinca Khorasan. Sy prej terroristëve të përfshirë në sulmin e Moskës, Shamsidin Fariduni e Saidakram Rajabalizoda, kanë ndjekur të njëjtin itinerar: i pari ka mbërritur në Stamboll më 20 shkurt dhe është nisur për në Rusi më 2 mars, ndërsa i dyti ka hyrë në Turqi më 5 janar dhe është larguar prej andej në fillim të marsit. Të dy kanë qëndruar në hotelet e zonës Fatih, një zonë e preferuar për militantët, ku ata strehohen zakonisht në pritje të urdhrave. Në të njëjtën zonë, shtëpi "të sigurta" u morën me qira dhe u vunë në dispozicion të elementëve nga ish-republikat sovjetike dhe Lindja e Mesme.

Comments

Submitted by Prostituta Komb... (not verified) on

Jane pare elefante qe kullosin ne hene!
Serbet kane qindra vjet qe masakrohen na shqiptaret!
Rusia eshte nje shtet paqesor, kane te pakten peseqind vjet qe terrorizohen nga fqinjet!
Dhe totalitarizmin qe paten para dhe pas luftes se dyte boterore dhe qe e eksportuan ne gjysmen e botes, jua detyruan njerez te ardhur nga Mars.
Edhe ne Ukraine, luften dhe tragjedine po e shkaktojne marsianet, te njejtet. Ruset nuk kane te bejne me te!
Me 8 Mars, popujt e gjithe botes te mbledhin lule dhe tua dergojne ruseve, serbeve, ketyre popujve paqesore…
Lajm i ores se fundit nga moska, “ gjirafat po largohen nga Afrika dhe me raketat kozmike po i drejtohen Plutonit, kurse hienat kane vendosur te jetojne ne rusi, pasi kane gjetur parajsen e tyre. Disa prej hienave kane vendosur te jetojne ne serbi dhe disa te tjera akoma, te behen pjese e kishes ortodokse greke!
Nderkohe , gjithe gomeret e eger jane mbledhur ne Shqiperi, kontrollojne partite, Kuvendin dhe gjithe shtypin. Nderkohe bejne Ballkan te Hapur, zbrasin Shqiperine nga shqiptaret, dhe kane ngrit korrupsionin ne nivele qiellore!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.