Europës duhet t’i dalim zot vetë

Postuar në 16 Dhjetor, 2023 16:37

Gjermania pret tkurrje të përfshirjes së SHBA-së në Europë në vitet e ardhshme, ndaj e sheh si të domosdoshëm rritjen e kapacitetit të sigurisë dhe mbrojtjes. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një intervistë me Welt am Sonntag, thotë se përballë kërcënimit që paraqet Rusia, Europa duhet të përgatitet për t’ia dalë vetë.

"Pavarësisht se kush do të bëhet presidenti i ardhshëm i SHBA-së... do të ketë një reduktim, shpresojmë vetëm të moderuar, në përfshirjen amerikane në Evropë. Kjo do të thotë se ne evropianët duhet të rrisim angazhimin tonë për garantojmë sigurinë në kontinentin tonë”, tha ai.

Pistorious tha se ushtria amerikane pritet të kthejë gjithnjë e më shumë vëmendjen e saj në rajonin e Paqësorit në dekadën e ardhshme, që do të thotë më pak fokus në Evropë.

Pistorius paralajmëron se fakti që Rusia e ka rritur prodhimin e armëve për të mbështetur operacionet e saj në Ukrainë është një kërcënim real për Evropën, veçanërisht për shtetet baltike, Gjeorgjinë dhe Moldavinë. “Nuk është shaka. Rreziqet mund t’i kemi përpara në fund të kësaj dekade”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fillim të kësaj jave paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin do të bëjë luftë diku tjetër pas Ukrainës.

Nëse Putini fiton në Ukrainë, ekziston rreziku real që agresioni i tij të mos përfundojë këtu”, u tha Stoltenberg gazetarëve gjatë një takimi këtë javë. "Mbështetja jonë nuk është bamirësi. Është një investim në sigurinë tonë."

Por sipas Pistorius, në rast nevoje, Europës i duhen 5-8 vjet që industria e saj të rrisë kapacitetin e prodhimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.