Oferta e fundit: Kosova Asocacionin, Serbia Njohjen

Postuar në 27 Tetor, 2023 21:07

Gjermania, Franca dhe Italia i kanë kërkuar Kosovës të nisë punën për themelimin e asociacionit. Në një letër të hapur dërguar qeverisë në Prishtinë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kërkuan nisjen e procedurave, në përputhje me draft-statutin e propozuar nga ndërkombëtarët më 21 tetor.

Me qëllim të arritjes së progresit të shpejtë në zbatim, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç përshkruhet në draftstatut, ndërsa Serbisë që të jetësojë njohjen de-facto. Formalitetet, përfshirë ato ndërlidhur me adoptimin, nuk duhet të qëndrojnë në rrugën e progresit për këtë çështje”, thuhet në letër.

Duke iu referuar takimit të së enjtes në Bruksel, treshja e liderëve europianë theksojnë se pavarësisht të gjithave, draftstatuti i propozuar mbetet mënyra më e mirë “për ta trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave, në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane, brenda parametrave të përcaktuara nga palët”.

Macron, Scholz dhe Meloni kërkojnë që të dy palët të nisin plotësimin paralelisht të detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshja.

Faza implementuese duhet të avancojë me të dyja palët që kryejnë detyrimet e tyre paralelisht në mënyrë që hap pas hapi, bazuar në parimin që të dyja palët të bëjnë diçka për të marrë diçka. Fokusi duhet të jetë tani në avancimin e zbatimit të plotë të Marrëveshjes, pa parakushte apo vonesa”, thuhet në letër. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.