Ambasadori i Gjermanisë, Rohde: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO

Postuar në 26 Tetor, 2023 13:54

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar gjatë aktivitetit të Ministrisë kosovare të Mbrojtjes, “FSK dhe partnerët 2023” se Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s.

Gjermania vazhdon të mbetet partnere e fuqishme dhe e besueshme e Kosovës që nga pavarësia dhe në këtë frymë ne e mbështesim plotësisht procesin transformues të FSK-së.

Gjermania do ta vazhdojë të mbështesë FKS-në. Dua t’u bashkohem parafolësve të mi dhe të theksoj qëllimin strategjik që një ditë Kosova duhet të bëhet anëtare e familjes së NATO-s

citohet ambasadori gjerman.

Aktiviteti vjen ndërkohë që Forca e Sigurisë së Kosovës ka hyrë në një proces të ri marrëdhëniesh me partnerët, ku këtë vit ra në sy sidomos blerja e dronëve nga Turqia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.