“Shengeni është prishur”

Postuar në 19 Tetor, 2023 20:15

Shengeni nuk ka vdekur, por është prishur, prandaj ne duhet ta rregullojmë”, tha ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Kerner, në Luksemburg, gjatë një takimi të përbashkët për shtyp me homologen e tij gjermane, Nancy Faeser.

Për përfaqësuesit e Vjenës dhe Berlinit, rivendosja e kontrolleve të kufijve të brendshëm është "e nevojshme" përballë "presionit" të "konsiderueshëm" migrator.

"Ne duam t'i luftojmë trafikantët më me forcë", tha Faeser. Vendimet merren "gjithmonë në koordinim të ngushtë me fqinjët tanë", shpjegoi Kerner, duke shtuar se "Shengeni mund të rregullohet duke përmirësuar mbrojtjen e kufijve të jashtëm" të BE-së.

Ndërkohë, Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, ka kërkuar thirrjen e një takimi të jashtëzakonshëm mbi emigrantët.

Ne duhet të diskutojmë me Shtetet Anëtare se si mund të ndërhyjmë për të siguruar që njerëzit që përbëjnë rrezik për sigurinë e Bashkimit Evropian mund të kthehen shumë më shpejt në vendin e tyre të origjinës. Ky duhet të jetë prioriteti. Dhe kjo është arsyeja pse unë kërkova takimin e nesërm."

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.