Përgatitje për luftë me Rusinë dhe Kinën njëkohësisht

Postuar në 13 Tetor, 2023 18:10

Shtetet e Bashkuara duhet të modernizojnë edhe më tej ushtrinë, duke rritur kapacitetin konvencional dhe bërthamor, në mënyrë që t’i bëjnë ballë sfidave që paraqesin Kina dhe Rusia. Një panel bipartizan demokratësh dhe republikanësh në Kongresin Amerikan doli në këtë konkluzion pasi shqyrtoi për një vit me radhë kapacitetin ushtarak të Amerikës.

raport, Komisioni i Kongresit për Qëndrimin Strategjik të Shteteve të Bashkuara e përshkruan mjedisin aktual global si thelbësisht të ndryshëm nga çdo gjë e përjetuar në të kaluarën, madje edhe në ditët më të errëta të Luftës së Ftohtë”.

Sot, Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të kenë jo një, por dy kundërshtarë bërthamorë, secili me ambicie për të ndryshuar status quo-në ndërkombëtare, me forcë, nëse është e nevojshme: një situatë që Shtetet e Bashkuara nuk e kishin parashikuar dhe për të cilën nuk janë përgatitur”, shkruajnë kryetarja e komisionit Madelyn Creedon dhe nënkryetari Jon Kyl në hyrjen e raportit.

Komisioni shtoi se ndërsa rreziku i një konflikti të madh bërthamor mbeti i ulët, “rreziku i konfliktit ushtarak me njërën ose të dyja, Rusinë dhe Kinën, megjithëse nuk është i pashmangshëm, është rritur, dhe bashkë me të rreziku i përdorimit të potencialit bërthamor, ndoshta edhe kundër tokës amerikane”.

Në raport thuhet se Rusia dhe Kina kanë bërë përparim në mbrojtjen ajrore dhe raketore dhe ka dakordësi me parashikimet e Pentagonit, sipas të cilit Kina ka gjasa të ketë 1500 koka bërthamore deri në vitin 2035.

Komisioni rekomandon që Uashingtoni të ekzekutojë "plotësisht dhe urgjentisht" programin e modernizimit të armëve bërthamore që filloi në 2010 dhe pritet të zgjasë 30 vjet, të dislokojë armë bërthamore taktike në Azi dhe Evropë, të prodhojë më shumë bombardues stealth B-21 dhe nëndetëse bërthamore të klasit Columbia dhe të vërë në përdorim teknologjinë në zhvillim si hipersonikët dhe inteligjencën artificiale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.