Lajçak: Heqja e sanksioneve ndaj Kosovës është mundësi reale

Postuar në 06 Tetor, 2023 17:29

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, paralajmëron heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.

Në rrethanat aktuale nuk duket mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së dhe kjo çështje duhet adresuar. (Heqja e sanksioneve) Kjo është njëra mundësi që unë personalisht do ta mbështes.

Lajçak tha se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është e vetmja rrugë që do t’i çojë të dyja drejt BE-së.

24 shtatori nuk ishte aksident. Ishte gjë e tmerrshme që ndodhi dhe duhet të hetohet siç duhet. Fakti është se shumë gjëra kanë ndryshuar dhe do të ketë ndikim në vazhdimin e dialogut në shumë aspekte, por ka një gjë që nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë është se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi kërkon një marrëveshje, që nënkupton kompromis, që mund ta arrijmë vetëm përmes dialogut.

Kushdo që thotë se dialogu ka vdekur, thotë se e ardhmja evropiane ka vdekur – sepse rruga në Evropë e Kosovës dhe Serbisë shkon përmes normalizimit.

Bashkimi Europian i vuri sanksione Kosovës në fund të qershorit me arsyetimin se “nuk i ka përfillur kërkesat për hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve në veri” gjatë majit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.