“Ukraina është totalisht e korruptuar, nuk është gati për BE-në”

Postuar në 05 Tetor, 2023 20:39

Ish-presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në BE, duke thënë se është një vend tërësisht i korruptuar.

“Kushdo që ka pasur të bëjë me Ukrainën e di që ky vend është i korruptuar në të gjithë nivelet e shoqërisë. Pavarësisht përpjekjeve të tij, nuk është gati për pranimin në union, pasi i duhen reforma të brendshme”, tha ai gjatë një interviste për gjermanen Augsburger Allgemeine.

T’i bëhen premtime të rreme” Ukrainës për pranimin në BE “nuk do të ishte e mirë as për vetë Ukrainën, as për BE-në”, tha Juncker, i cili e ka drejtuar Komisionin Europian nga viti 2014 deri në 2019.

Anëtarësimi në BE për vendet aspirante si Ukraina dhe Moldavia duhet të lidhet me "reformat e brendshme" dhe të mbështetet nga një "shumicë e kualifikuar", argumentoi Juncker. Mungesa e progresit në luftën kundër korrupsionit ka ngritur prej vitesh pikëpyetje, sa herë është folur për mundësinë e integrimit.

Pasardhësja e Juncker, Ursula von der Leyen, dhe kreu i Këshillit Evropian, Charles Michel, janë shprehur të dy pozitivë për pranimin e Ukrainës në bllok.

Sipas tre diplomatëve, të cilëve u referohet Politico, BE po përgatitet të hapë negociatat me Ukrainën për pranimin e saj të ardhshëm. Njoftimit zyrtar pritet në dhjetor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.