Udhëtimet brenda BE, kontrollet mbeten edhe pas hyrjes në fuqi të ETIAS  

Postuar në 07 Shtator, 2023 15:21

Nga mesi i vitit 2024 hyn në fuqi Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS). Udhëtarët nga më shumë se 60 vende që mund të lëvizin në zonën Shengen pa vizë do të duhet të aplikojnë për dokumentin, i cili në çdo rast nuk do të garantojë hyrjen në vendet e BE-së që kërkojnë ETIAS, raporton SchengenVisaInfo.com.

Pasi ETIAS të bëhet plotësisht funksional, udhëtarët do të duhet të plotësojnë disa kritere, në mënyrë që të lejohen të kalojnë kufijtë e jashtëm të BE-së.

Përveç dokumenteve të vlefshme të udhëtimit dhe ETIAS, gjatë kontrolleve kufitare udhëtarëve do t’u kërkohet informacion për kohëzgjatjen e qëndrimit në Evropë, arsyen e vizitës dhe mjetet financiare në dispozicion të udhëtimit.

Autoritetet kufitare do të verifikojnë edhe nëse dokumentet e udhëtimit janë të vlefshme edhe për të paktën tre muaj të tjerë pas datës së nisjes nga vendi i BE-së që kërkon ETIAS.

Bashkimi Evropian specifikon se autoritetet do të kenë të drejtën të kryejnë një kontroll të plotë për t'u siguruar që dokumentet nuk janë të falsifikuara. Ata gjithashtu mund të verifikojnë nëse shtetas të caktuar të vendeve të treta përbëjnë kërcënim për sigurinë publike përpara se t'i lejojnë ata të hyjnë në bllok.

Pasi ETIAS të bëhet funksional, të dhënat e udhëtarëve do të regjistrohen në sistemin e hyrjes/daljes. Ky i fundit do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe do të regjistrojë kohën dhe vendin e hyrjes si dhe do të ruajë imazhet e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.