Hipokrizia që mban Italinë të ndarë

Postuar në 14 Gusht, 2023 00:52
Ernesto Galli della Loggia

 

Më 9 maj 1996, me fjalimin e tij të inaugurimit si kryetar i Dhomës së Deputetëve, Luciano Violante bëri përpjekjen më të rëndësishme të bërë ndonjëherë nga demokracia republikane (pas amnistisë së shpallur nga Togliatti saktësisht gjysmë shekulli më parë) për të eliminuar faktorin, i cili që pas Luftës së Parë Botërore vijon të ndajë kujtesën dhe jetën politike të vendit: gjykimi për të kaluarën e tij të shekullit të njëzetë. Një ndarje që ende sot nuk pushon së ngjalluri ditë për ditë tundime të delegjitimimit reciprok mes dy pjesëve të opinionit publik dhe botës politike thellësisht të përçarë.

Arsyeja e ndarjes është e njohur: fashizmi. Por a mund të jetë, a është me të vërtetë, vetëm fashizmi? Jo. E veçanta e historisë italiane - "kompleksiteti" ishte saktësisht termi në fjalimin e Violantes - ndoshta nuk ishte pikërisht ajo që i dha jetë fashizmit, por bashkë me të edhe një lëvizjeje shumë të fortë komuniste pa të ngjashme në këtë pjesë të Evropës? Dhe a nuk është e vërtetë që, edhe pse në mënyra dukshëm shumë të ndryshme, të dyja – fashizmi dhe komunizmi – kanë përfaqësuar dy patologji antidemokratike?

Do të ishte mirë të vihej në dukje njëherë e përgjithmonë: kjo që sapo thashë nuk përputhet vetëm me opinionin e së djathtës. Në fakt, nuk është as më shumë e as më pak se sa ka menduar dhe vijon të mendojë gjithmonë shumica e italianëve, edhe ata që me të djathtën nuk kanë pasur kurrë lidhje. Dhe, për të qenë në anën e demokracisë - të së vetmes formë reale të saj, asaj liberale - nuk mjafton të luftosh fashizmin: përndryshe edhe Stalini dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij do të konsideroheshin demokratë të vërtetë. Në rrethana të caktuara, mund të jesh në anën e duhur, madje edhe duke pasur ide dhe parime krejtësisht të gabuara.

Fakti është se kjo natyrë e dyfishtë antidemokratike e fashizmit dhe e komunizmit, e marrë si e mirëqenë në botën politike (dhe për rrjedhojë leksikore) të të gjitha vendeve perëndimore, në fakt në Itali nuk ka ecur shumë. Çdo aluzion për ballafaqim/krahasim midis të dyjave tashmë nga ne konsiderohet i dyshimtë. Tek ne, duke u nisur nga niveli i gjuhës dhe si rrjedhim edhe nga ndërtimi i një kujtese publike – të dyja patjetër decizive për t’i dhënë formë një sentimenti të përbashkët – zbatohet rregulli absolut i dy peshave dhe dy masave.

Një shembull? Me të drejtë, nëse një sulm ose një krim terrorist, një masakër, kryhet nga ndonjë militant i NAR-it, i Ordine Nuovo-s, ose i ndonjë grupi tjetër subversiv të krahut të djathtë, flitet pa problem - e përsëris, me të drejtë - për një “krimi fashist”, për skenare “fashiste”. Nga ana tjetër, në dijeninë time, nëse të njëjtat krime janë kryer - dhe një Zot e di sa herë ka ndodhur - nga militantë të grupeve të majta subversive, zyrtarët republikanë nuk kanë folur apo shkruar asnjëherë për një krim "komunist" apo skenare "komuniste" etj. Kurrë: edhe kur - dhe në shumicën e rasteve ndodhi kështu - krimet e përgjakshme të përmendura më sipër u kryen nga grupe që e përkufizuan veten si "komunistë", lavdëronin "komunizmin", e promovomin ata të parët në dokumentet e tyre, ardhjen e një regjimi komunist. Brigadat e Kuqe, për shembull, e kanë quajtur veten gjithmonë "Partia Komuniste Luftarake ". Por a ka dëgjuar dikush ndonjëherë për "komplote komuniste" rreth tyre, për "krime komuniste" nga shtypi serioz apo nga kanalet televizive më të njohura?

Më duket se kam dëgjuar vetëm për komplote «brigatiste», për krime «brigatiste». Përsëri, nëse më kujtohet mirë, në asnjërën nga pllakat e shumta që në rrugët dhe sheshet e Italisë përkujtojnë ndonjë viktimë të terrorizmit të kuq, nuk është shkruar "viktimë e dhunës komuniste", ndërsa pllakat në raste të kundërta flasin pa problem për "dhunë fashiste". Pyes veten: a nuk ushqehet edhe me këto gjëra fraksionalizmi italian i pashuar dhe i padurueshëm?

Në vendin tonë nuk do të mund të zgjidhim kurrë nyjen perverse të delegjitimimit/mohimit derisa të bindemi se historia e Italisë bashkëkohore - jo ajo e viteve 1922 deri në 1945, por e gjitha, ajo nga 1922 deri në 1991 - ka bërë që diskursi mbi fashizmin, në të njëjtën kohë, të mos jetë gjë tjetër veccse një ligjërim mbi komunizmin. Që kujtesa publike, dhe në këtë mënyrë dhe opinioni i përgjithshëm lidhur me të parin nuk mund të shkojnë të ndara nga kujtesa publike, pra nga opinioni i përgjithshëm mbi të dytin. Jo sepse kështu mendon ndonjë i paudhë që përpiqet të turbullojë ujërat apo ndonjë “revizionist” që nuk mendon sit ë tjerët, por sepse kjo është trashëgimia e shekullit tonë të njëzetë. Kjo ka qenë historia jonë. Dhe sepse kjo është, besoj, ajo për të cilën shumica e italianëve janë të bindur në vetvete: siç e shohim rregullisht sa herë ka zgjedhje.

Në Itali, diskursi zyrtar mbi të kaluarën e vendit, i ngritur pikërisht nga institucionet dhe i konsideruar i vetmi legjitim, morali i akredituar publik që agjencitë publike dhe masmediat kryesore përpiqen të përhapin dhe rrënjosin çdo ditë lidhur me problemet e shumta të shoqërisë sonë (nga emigrantët, te sigura urbane e deri te bioetika) korrespondojnë vetëm në një masë të kufizuar, shpesh shumë të kufizuar, me sentimentin e përgjithshëm.

A është legjitime të thuhet se një fakt i tillë përbën një tipar hipokrit të unitetit tonë si dhe një shkak të përhershëm të dobësisë serioze të vetë institucioneve tona demokratike?

Në kohën që u bë ishte më shumë se kurajoze dhe e drejtë ftesa lidhur me “djemtë dhe vajzat e Salos”, që Luciano Violante ua drejtoi në radhë të parë atyre në anën e tij, në mënyrë që të përpiqeshin të kuptonin “arsyet e të tjerëve”. Por një ftesë e tillë ngre menjëherë një pyetje: a është e mundur t’i kuptosh arsyet e të tjerëve pa pranuar njëkohësisht gabimet e tua dhe a është kjo e dobishme?

/ Corriere della Sera

Përkthimi: ResPublica

Comments

Submitted by Lexues i Rregullt (not verified) on

Pergezime per ndarjen e ketij shkrimi. Mbase do te ndikoje sadopak qe edhe ne Shqiperi te kete nje debat te ngritur mbi baza shkencore dhe dokumentacion mbi efektet/pasojat e komunizmit ne vend.

Submitted by Nje qytetar objektiv (not verified) on

Mua me duket i thjeshte ky problem. Ne Itali komunistet nuk bene krime duke qene ne pushtet. Fashistet ndejten ne pushtet qysh nga marshimi mbi Rome ne vitin 1922 deri ne mbarim te luftes. Praktikisht 23 vjet, e paten kohe te kryenin "krime pushteti". Komunistet italiane ndonese qene te forte nuk e paten pushtetin te vetem as nje here pra nuk munden te kryejne "krime pushteti". Prandaj ne psichen kolektive italiane u vulosen "krimet e fashizmit", kurse ato te se majtes ekstreme me teper se krime te komunizmit u pershkruan si terrorizem. Ne Shqiperi ndodhi e kunderta. Komunistet per 45 vjet rresht kryen vetem "krime pushteti". Meqe fashistet e paten pushtuar Shqiperine per disa vjet, komunisteve shqiptare u doli per mbare te kryenin krimet e tyre por duke stigmatizuar krimet e fashizmit, prandaj ne Shqiperi gjate kesaj periudhe flitej per krimet qe kishin kryer fashistet gjate nje periudhe 3 - 4 vjecare dhe qe u bene jorgan per krimet e komunizmit gjate 45 vjeteve. Pas 90s me gjithese u fol e flitet shume per krimet e komunizmit, fatkeqesisht nuk kemi pare ndonje narrative serioze te gjithepranuar per denimin e ketyre krimeve, pervec disa gjerave spontane e sporadike aty - ketu qe nuk mjaftojne per te spieguar as majen e ajsbergut te atyre krimeve. C'eshte me per te qeshur alibia e denimeve te krimeve te komunizmit ne Shqiperi perfundoi me farsen e gjyqit te kafeve te Nexhmije Hoxhes.

Submitted by As mish as peshk (not verified) on

Ka nje skene te bukur nga filmi “Il Caimano” te Nanni Moretti. Skena eshte nje monolog i imagjinuar i Berlusconit ku pak a shume flet per pushtetin. Flet si e djathta nuk e dorezoi kurre Italine tek komunistet dhe keta e vuanin idene qe per 50 vite ishin opozite. Por, thote Berlusconi gjate monologut, ata nuk paten pushtetin politik po paten pushtetin ne fushen e kultures, ne universitete, ne media. Ate qe nuk e fituan ne kutite e votimit e kompensuan ne fushat e tjera. Prandaj duhet kujdes kur thuhet qe e majta nuk pati pushtet dhe nuk beri krime pushteti. Shume provinca te vendit ishin gjithmone te qeverisura nga komunistet. Shume eksponente te brigave te kuqe u mbeshteten nga intelektualet italiane. Romano Prodi asnjehere nuk shpjegoi bindshem si e mori vesh rrugen ku jetonte terroristi qe drejtoi rrembimim e Moros. E majta ka patur pushtet po jo aftesine per te kryer krime npermjet ligjeve dhe per kete Italianet duhet te ndihen me fat. Veshtire se do kishin shpetuar nga cfare pame ne kendej.

Submitted by Nje qytetar objektiv (not verified) on

Pikerisht per ate e pata fjalen edhe une. Ne Itali psh nuk pati nje ligj analog me 55 tone (agjit. e prop.) le pastaj internime e burgosje per mustaqet e Çelos. Influenca e te majtes ne jeten politike, kulturore, intelektuale etj. pa tjeter qe ishte e jashtezakonshme, por sidoqofte pa ato efekte shkaterruese qe pati ketu dhe sidoqofte jo ne nivelin per t'i karakterizuar si "krime".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.