Ernesto Galli della Loggia

Flakë që riafirmuan rrënjët kristiane të Europës*

Postuar në 26 Prill, 2019 13:45

 

Nuk mund të bëjmë pa gazetat print

Postuar në 20 Shkurt, 2019 12:46

Që gazetat print janë të destinuara të zhduken mund të jetë e vërtetë, por edhe mund të mos jetë. Është fakt që, sipas sondazheve të fundit të “New York Times”, kjo gazetë ka rreth 1 milion të abonuar në versionin e saj në letër. Është gjithashtu e vërtetë që në versionin online, të abonuarit arrijnë shifrën 3.3 milionë, një sukses ky që është i mundur, sipas analistëve, për faktin se pas online-it qëndron marka prestigjioze e gazetës së printuar. Të gjitha gazetat e tjera amerikane vetëm online, si p.sh. BuzzFeed, ia dalin edhe falë klikimeve të reklamave.

Gabimet e elitave

Postuar në 10 Janar, 2019 23:34

Nëse vala nacionaliste-identitare po vjen duke u forcuar në Europë (mendoj se është më i saktë ky term sesa termi populizëm. Populizmi në fakt, mund të ketë përmbajtje dhe orientime shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, dhe nëse ka ndonjë gjë, kjo është vetëm një nga rezultatet e shumta të mundshme të valës së lartpërmendur) nëse kjo ndodh, e kisha fjalën, është një njësi e mirë matëse për arsye sa logjike, aq edhe të injoruar: domethënë, për dështimin e elitave tradicionale të kontinentit.

Italia pa alternativa përkundrejt Europës Gjermane*

Postuar në 19 Nëntor, 2018 13:05

Është e sigurt që pas mosmarrëveshjes që sot ka vënë përballë Italinë me Bashkimin Evropian qëndron vendosmëria e qeverisë së koalicionit Lega-Lëvizja 5 Yjet për për një kundërvënie vetëvrasëse kundër Brukselit, për t’i dhënë përparësi me çdo kusht vullnetit të saj mbi rregullat e Unionit.

Humnera e politikës ireale

Postuar në 28 Tetor, 2018 22:02

Edhe pse jam pjesë e popullit italian, pa i rënë ndesh zëvendëskryeministrit Salvini, nuk ndihem aspak i sulmuar kur eurokomisioneri Moscovici kritikon manovrën fianaciare të qeverisë së Romës. Madje mendoj se Moscovici ka sigurisht argumente për qëndrimin e tij (ato me të vërtetë decizive i kanë blerësit e borxhit tonë publik). Megjithatë, është mëkat që si institucioni që përfaqëson, pra Bashkimi Europian, nuk ka më prezencë dhe besueshmëri politike. Nga kjo pikëpamje, Moscovici të kujton Gorbaçovin.

Për një identitet të ri të së Majtës*

Postuar në 30 Korrik, 2018 17:20

Në një demokraci të “qëndruarit në opozitë” dhe “të jesh opozita” mund të jenë dy gjëra të ndryshme. E para është më e qartë, nuk ndan programin politik të shumicës dhe e kundërshton atë.

Heshtja e intelektualëve - rasti kritik i Italisë

Postuar në 04 Mars, 2018 02:08

Ka qenë një kohë në Itali, kur në prag të çdo takimi elektoral gëlonin apelet, shprehja e qëndrimeve firmosur nga lista të gjata shkrimtarësh, profesorësh të universitetit të çdo dege, gazetarëve, burrave dhe grave të kinemasë dhe televizionit që ftonin njerëzit të votonin për këtaq apo për atë(thujase përherë ç’është e vërteta për parti të së majtës). Sot ama mbretëron heshtja më e plotë. Duket se askush më nuk e ndjen se duhet të investojë emrin e vet në favor të ndonjë partie.

Subscribe to RSS - Ernesto Galli della Loggia