Humnera e politikës ireale

Postuar në 28 Tetor, 2018 22:02
Ernesto Galli della Loggia

Edhe pse jam pjesë e popullit italian, pa i rënë ndesh zëvendëskryeministrit Salvini, nuk ndihem aspak i sulmuar kur eurokomisioneri Moscovici kritikon manovrën fianaciare të qeverisë së Romës. Madje mendoj se Moscovici ka sigurisht argumente për qëndrimin e tij (ato me të vërtetë decizive i kanë blerësit e borxhit tonë publik). Megjithatë, është mëkat që si institucioni që përfaqëson, pra Bashkimi Europian, nuk ka më prezencë dhe besueshmëri politike. Nga kjo pikëpamje, Moscovici të kujton Gorbaçovin. Edhe ai thoshte gjëra që  qëndronin, por fliste në emër të diçkaje që ndodhej në grahmat e fundit: Bashkimi Sovjetik.

Bashkimi Europian po i afrohet një gjendjeje të tillë. Zgjedhjet që do të mbahen pas 6 muajsh, me dekretimin e fitores së mundshme të forcave nacional-populiste, mund të jenë fillimi i një kolapsi përfundimtar. Gjëja më e mahnitshme është se edhe përballë një perspektive të tillë, që është bërë e qartë prej kohësh, asnjë prej partive dhe eksponentëve politikë që kanë qeverisur Unionin deri tani nuk e ka marrë mundimin të mendojë apo të bëjë diçka për të ndryshuar rrjedhën e asaj që po ndodh. Cila është dëshmia më e qartë e karakterit tashmë thuajse në gjendje kome të krizës dhe të kaosit që dominon samitet e saj?

Edhe eksponentë të këtyre forcave politike italiane që i thonë vetes proevropiane dhe që përplasen sistematikisht me pikëpamjet e Brukselit, duke përdorur çdo rast për luftë politike të brendshme, edhe ato, kanë pranuar prej vitesh se Bashkimi Europian është i nevojshëm dhe kanë shtuar se sot, kështu siç është nuk funksionon dhe për këtë arsye duhet të ndryshojë dhe, nëse nuk ndodh kjo, do të jetë një katastrofë. E megjithatë, edhe ata deri tani nuk janë dëshmuar të aftë të hedhin as një gjysmë ideje, një propozim çfarëdo, për të na thënë se në cilën mënyrë duhet bërë ndryshimi. Hesht Forca Italia, që megjithatë duket se është në procesin e shpërbërjes, por njësoj hesht edhe Partia Demokratike.

Hesht edhe në “manifestin” e tij Nicola Zingaretti, kandidati më i mundshëm për sekretariatin e Partisë Demokratike. Mbi çështjen thelbësore të agonisë së Bashkimit Europian asnjë fjalë e vetme: vetëm një ftesë e shpejtë për të mbrojtur Unionin. Por edhe nga ky pikëvështrim, ai manifest është ekzemplar në mungesën e ideve, të paaftësisë për të kapur dramën përfundimtare të kohës, në të cilën debatojnë elitat politike tradicionale të kontinentit, veçanërisht ato të majtat. Nga vështirësitë e tyre për të kuptuar përdorimin e frikshëm të fjalëve dhe formulave me të cilat kanë qenë mësuar deri tani, për të kuptuar nevojën deri diku edhe brutale për konkretizim, e cila dominon sot komunikimin politik.

Pra, për ata që njësoj si unë sjellin ndërmend programet në çdo prag fushate elektorale në kohën para Republikës së Partisë Komuniste (por edhe asaj socialiste jo më pak) teksti zingaretian, në fakt, le të themi ka një shije të lashtë qetësuese. Nis me të paperëndueshmen “të ndërtojmë një model të ri shoqëror” (dhe sigurisht edhe zhvillimi) dhe vijon me nevojën për t’i dhënë jetë një “ekonomie më të drejtë”, për të vijuar më tej me listën e gjatë të qëllimeve të mira. Për ta pëmbledhur: të krijosh ecjen përpara të shoqërisë dhe barazinë, të rindërtosh bazën produktive, të zbatosh globalisht masat për mjedis të qëndrueshëm, librat falas për studentët, përkrahja e të rinjve për projekte formuese ose sipërmarrëse, bërja fleksibël e moshës së pensionit dhe lehtësimi i barrës fiskale dhe gjithçka tjetër që ngjit te njerëzit.

Por lind pyetja: Ku t’i gjejmë resurset për një program të tillë gjigant? Pa panik! “Resurset janë”, thotë Zingaretti, “kemi miliarda euro të programuara për infrastrukturën nga qeveritë e mëparshme të qendrës së majtë”. Mjafton të bëjmë një përpjekje për thjeshtimin dhe përshpejtimin e procedurave dhe kaq.

Fola gjatë për manifestin e Zingaretti-t sepse është pikërisht ai që jep saktë përgjigjen se sa e rëndë është kriza politike në të cilën ndodhet Italia.

Shembulli më i dukshëm i kësaj krize është pikërisht mosmarrëveshja e kësaj jave me BE-në në lidhje me buxhetin. Por në thelb të krizës sonë, vetëm gjysma ka të bëjë me objektivat ireale, me qëllimet e hutuara dhe mburrjen e qeverisë dhe partive që e përbëjnë. Gjysma tjetër qëndron në programin joreal, në mungesë absolute të vetëdijes mbi kohën, të nevojave dhe mënyrave, që mbretërojnë në kampin opozitar.  

E përbashkëta për të dy palët qëndron në zakonin që kanë aktorët e politikës tonë për të qenë shumë përçarës kur flasin dhe pak të tillë në vepra. Domethënë, në dëshirën për t’u diferencuar menjëherë nga kundërshtarët, duke i trajtuar ata si të pabesë dhe kokëtrashë, por menjëherë sapo arrihet pushteti, përpiqen të mos ia prishin qejfin askujt. 

Pra, për shembull, nëse janë në qeveri siç janë sot Lëvizja 5 Yjet dhe Lega, janë të kujdesshëm që të mos marrin iniciativën më të vogël që mund të ndikojë në çështjet e mëdha, të cilat mund t’i sjellin bezdi shumë prej atyre që kanë rëndësi: si evazioni fiskal, struktura e drejtësisë, rregullat e Administratës Publike - duke preferuar në vend të kësaj të shpërndajnë para për sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Ndërsa nëse je në opozitë, si Zingaretti, u premton të gjithëve Bengodin*.

*Bengodin – një vend imagjinar që përmendet te “Dekameroni” i Bokaçios. Në Bengodi (ben-mirë dhe godi-të shijosh) mbretërojnë lumturia dhe bollëku, askush nuk ka probleme ose shqetësime ekonomike.

Corriere della Sera/TemaTV

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.