Grushti i shtetit në Niger sjell frikën për një tjetër krizë energjetike

Postuar në 02 Gusht, 2023 15:13

Trazirat në Niger kanë ngritur shqetësimin për energjinë bërthamore dhe ndikimin e saj në portofolin energjetik të Francës. Politikat energjetike të Francës, që e kanë origjinën që në kohën e Charles de Gaulle, e bëjnë sistemin e saj të energjisë elektrike të varur nga energjia bërthamore në masën 70%. Franca është eksportuesi më i madh neto në botë i energjisë bërthamore, çka i sjell çdo vit më shumë se 3 miliardë euro të ardhura.

Por për të prodhuar këtë energji, Franca mbështetet në masë të madhe nga furnizimet me uranium që i vijnë nga Nigeri. Grushti i shtetit atje vjen në një kohë kur presidenti Macron ka bërë thirrje të përsëritura për “pavarësi energjetike”.

"Nigeri furnizon Francën me uraniumin që i nevojitet për termocentralet e saj bërthamore ... Kujtesë: energjia bërthamore nuk siguron pavarësinë energjetike", thotë Sandrine Rousseau, politikane e së majtës franceze.

Nigeri mban 3-4 për qind të tregtisë globale të uraniumit, sipas Agjencisë së Energjisë Bërthamore të OECD-së (NEA). Por pavarësisht kësaj përqindjeje modeste, shteti në Afrikën Perëndimore e furnizoi Francën me rreth 18 për qind të uraniumit të saj midis 2005 dhe 2020.

Furnizuesit më të mëdhenj të Francës, Kazakistani dhe Australia, siguruan përkatësisht 20 dhe 19 për qind, ndërsa furnizimet nga Uzbekistani kanë qenë në rritje vitet e fundit.

Ky diversitet i burimeve të uraniumit është ruajtur e kujdes nga Franca, në mënyrë që sektori t'u rezistojë goditjeve të mëdha në treg - si një ndalim i papritur i eksportit të uraniumit nigerian.

Franca nuk është e varur nga asnjë vend, kompani apo vend për të garantuar sigurinë e furnizimit për termocentralet e saj”, tha një zyrtar anonim qeveritar për Politico.

Agjencia bërthamore e BE-së Euratom – e cila merr një të katërtën e uraniumit të saj nga Nigeri – ka thënë gjithashtu se nuk është e shqetësuar për grushtin e shtetit që ndikon në prodhimin e energjisë bërthamore. "Nëse importet nga Nigeri po bien, nuk ka rreziqe të menjëhershme për sigurinë e prodhimit të energjisë bërthamore në afat të shkurtër," i tha Euratom Reuters.

Komisioni Evropian tha se blloku 27-vendesh kishte "stok të mjaftueshëm të uraniumit për të zbutur çdo rrezik afatshkurtër të furnizimit".

Pezullimi i mundshëm i furnizimeve të uraniumit në Francë ngre gjithashtu pyetje nëse Nigeri mund të zëvendësojë efektivisht kërkesën franceze pa parë vetë një rënie të mprehtë ekonomike – 33 për qind e eksporteve të Nigerisë shkojnë në Francë, pothuajse të gjitha janë lëndë djegëse radioaktive.

Qëkur Nigeri fitoi pavarësinë në 1960-n, pyetja se sa do t’ia dalë të shkëputet nga marrëdhënia me Francën është ngritur shpesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.