Gabimi në një studim shkencor detyron kreun e Universitetit Stanford të dorëhiqet

Postuar në 20 Korrik, 2023 11:36

Presidenti i një prej universiteteve më prestigjioze në botë jep dorëheqjen pasi një grup kolegësh gjetën pasaktësi në studimet e udhëhequra prej tij disa dekada më parë.

Në mënyrë të veçantë, një studim i vitit 2009 për Alzheimerin, i udhëhequr nga dr. Tessier-Lavigne gjatë kohës kur ishte ekzekutiv i lartë në kompaninë e bioteknologjisë Genetech rezultoi se kishte "probleme të shumta" dhe "është nën standardet e zakonshme” të një punimi shkencor.

Një panel studiuesish, të cilët rishikuan punën shkencore të Lavigne hartuan një raport prej 89, i bazuar në më shumë se 50 intervista dhe verifikimin e rreth 50 000 dokumenteve për 12 studime ku ai ishte bashkautor.

Raporti, i cituar nga New York Times konstaton se dr. Tessier-Lavigne ndërmori hapa të pamjaftueshëm për të korrigjuar gabimet dhe nuk rishikoi studimin e botuar në 2009 në “Nature” pasi kolegët zbuluan se gjetja kryesore e tij ishte e gabuar.

Genentech, për të cilën punonte Lavigne në vitin 2009, e shpalli studimin e tij një hap i madh përpara gjatë një prezantimi para investitorëve.

Studimi fokusohet te roli i një proteine të trurit që njihet si Receptori i Vdekjes 6 - në zhvillimin e Alzheimerit.

Por siç ka rezultuar edhe me teori të tjera që lidhen me Alzheimer, gjetja kryesore e studimit u zbulua se ishte e pasaktë. Pas disa vitesh përpjekjesh për të dyfishuar rezultatet, kompania Genentech e braktisi përfundimisht punën në atë drejtim.

Universiteti i Stanfordit njihet për kërkimet shkencore shumë serioze dhe pretendimet për pasaktësinë në punën e Tessier-Lavigne, që ka të bëjë me punën e tij para se të merrte presidenën, nuk kanë ngritur pikëpyetje për vetë institucionin.

Megjithatë, Lavigne njoftoi largimin nga detyra.

Mund të ketë diskutime në vijim për raprtin dhe konkluzionet e tij, gjë që mund të ngrejë pikëpyetje mbi aftësinë time për të drejtuar universitetin gjatë vitit të ri akademik.

Dr. Tessier-Lavigne është neurolog i njohur ndërkombëtarisht dhe ka mbi 220 artikuj të botuar, kryesisht mbi shkaqet e sëmundjeve neurodegjenerative të trurit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.