"Na pranoni në BE, që të mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO"

Postuar në 10 Korrik, 2023 19:55

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, e lidh votën pro të Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë në NATO me përpjekjet e vendit të tij për të hyrë në BE. Lëvizja e Erdoganit për të lidhur perspektivat e Suedisë në NATO me integrimin e Turqisë në BE erdhi ndërsa liderët e aleancës u mblodhën për samitin e Vilniusit në Lituani.

"Unë u bëj thirrje atyre që e kanë mbajtur Turqinë në pritje pas derës së BE-së për më shumë se 50 vjet, t'i hapin rrugën Turqisë dhe ne do t'i hapim rrugën Suedisë," tha Erdogan në një konferencë për shtyp.

Zyrtarët e NATO-s dhe BE-së u përgjigjën se Suedia i ka përmbushur kërkesat e mëparshme të Ankarasë dhe se anëtarësimi i saj është kritik për të forcuar mbrojtjen e Evropës në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Uashingtoni dhe kryeqytetet evropiane i kanë bërë presion Ankarasë që të mbështesë pranimin e Suedisë në NATO-n pasi vendi nordik la pas dekada të tëra neutraliteti pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia vitin e kaluar.

Suedia ka bërë disa lëshime në një përpjekje për të joshur Ankaranë, duke përfshirë miratimin e një ligji të ri kundër terrorizmit. Por Erdogan ka këmbëngulur për masa të mëtejshme, duke përfshirë frenimin e demonstratave publike nga mbështetësit e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila është klasifikuar si një organizatë terroriste nga BE, SHBA dhe Britania e Madhe, si dhe nga vetë Turqia.

Turqia e ka shprehur ambicien për t’iu bashkuar BE-së në 1987 dhe u shpall e pranueshme për anëtarësim të mundshëm 12 vjet më pas. Por marrëdhëniet janë përkeqësuar pasi Erdogan, i cili po hyn në dekadën e tij të tretë si lider i Turqisë, ka rrëshqitur drejt autokracisë.

Pas protestave mbarëkombëtare në vitin 2013 dhe një përpjekjeje për grusht shteti tre vjet më vonë, Erdogan ka shkelur liritë civile dhe ka ndërmarrë një spastrim të madh në gjyqësor, ushtri, institucionet qeveritare dhe akademi.

Parlamenti Evropian votoi në vitin 2019 për të pezulluar bisedimet e pranimit të Turqisë në BE. Lëvizja e Turqisë në vitin 2021 për t'u tërhequr nga një traktat historik i Këshillit të Evropës që synon të parandalojë dhunën ndaj grave, i njohur si Konventa e Stambollit, nxiti gjithashtu shqetësim të thellë në BE.

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Turqia e zotit Erdogan do te pranohet ne BE kur te mos beje protesta ndaj djegieve te nje libri dhe blasfemive te ngjashme, sepse jane pikerisht keto budallalleqe qe krijojne ate mase kritike alergjie ne BE per te mos e qasur ate. Zoti Erdogan e ka shume te qarte kete. E megjithate ai ben sikur nuk e di, duke luajtur lojen, mendjelehte perendimore, e multikulturalizmit. Ne si shqiptare e kuptojme shume mire kete, sepse jemi vendi i vetem ne Ballkan qe eshte copetuar kaq dhunshem nga ato qe dikur quheshin Fuqi te Medha; ne veshtrimin e tyre ne ishim "Turqi e vogel"; dhe deri diku kishin te drejte. Cfare jane keta - thone keto fuqite e medha - qe ndryshojne fene, dmth menyren e jetes qe deri dje e paten si tonen?! pergjigja, po ne veshtrimin e tyre, duhet te kishte qene( me patjeter): zuzare! Sado e dhimbshme qe te jete, nje nder arsyet kryesore, ne mos kryesorja, se pse edhe sot na shohin me perbuzje( sado e fshehur te jete kjo), eshte pikerisht ky fekthim fatal.
Nuk duhet marre kaq lehte fekthimi, ashtu sic e marrin shume intelektuale liberale mendjeshqyer. Sepse, kur eshte bere ky fekthim, feja ka qene nje menyre te menduari, nje menyre te sjelluri, nje menyre jetese; keshtu,sado qe ne sot perpiqemi te sillemi dhe te mendojme si perendimore, e kemi te pamundur qe te mos sillemi dhe te mendojme dhe si turq a beduine, per t'i rene shume shkurt dhe si me sepate.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.