Kuleba: Vetëvrasëse për Europën mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO

Postuar në 02 Korrik, 2023 15:06

Ministri i Jashtëm ukrainas ka deklaruar se Ukraina duhet pranuar menjëherë në NATO pas përfundimit të luftës me Rusinë. Ai ka bërë thirrje që Perëndimi të mos përsërisë gabimin e kancelares Angela Merkel në vitin 2008, dhe ka nënvizuar se e vetmja rrugë për të ndalur agresionin rus në të ardhmen është zgjerimi i Aleancës. 

Mos përsërisni gabimin e vitit 2008 kur anëtarësimi i Ukrainës u kundërshtua…E vetmja mënyrë për të mbyllur derën për agresionin rus kundër Europës dhe hapësirës euro-atlantike ështa pranimi I Ukrainës në NATO

ka thënë ai në një intervistë për Alex Springer. 
Për këtë çështje kancelari Olaf Scholz ka propozuar fuqizimin ushtarak të Ukrainës, por jo ende anëtarësim. 

Comments

Submitted by Zhani (not verified) on

Eshte pak imponuese deshira e Ministrit ukrainas per anetaresim ne NATO. Nje anetaresim me te drejta te plota, e ukraines ne NATO mund te shikohet automatikisht si casus belli dhe fatkeqesisht jo vetem nga rusia, por edhe nga NATO.
Nese shtrojme pyetjen, a eshte e gatshme NATO per nje lufte frontale me Rusine, me se paku mund te them se po bejme pyejen e gabuar. Pyetja e drejte do ishte "A eshte Evropa e gatshme per nje lufte ne territorin e saj". Une besoj se jo, pavaresisht se kapacitetet i ka mjaft me te medha se Rusia. A besojne qeveritaret evropiane, se kane mbeshtetjen e popullsive vendase, nese e drejtojne vendin drejt nje lufte me Rusine?. Une besoj perseri se jo, me gjithe solidaritetin popullor per te ndihmuar Ukrainen dhe Ukrahinasit qe kerkuan ti ikin luftes.
Kancelari gjerman, megjithe mungesen e ne dukje te shprehjes e protagonizmit alla Macron, duket mjaft i vendosur. Ukraina nuk ka per tju bashkuar NATOs ne nje te ardhme te afert.
Dhe nese bashkojme ne kete formule edhe interesat amerikane per te mbajtur kete gjendje, anetaresimi behet goxha i veshtire.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.