Edhe një vit në krye të NATO-s

Postuar në 29 Qershor, 2023 23:29

Politico” shkruan sot se Jens Stoltenberg do të mbetet në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s edhe për një vit. 

Gazeta citon burime zyrtare amerikane sipas të cilave “pazari është mbyllur”. Për zgjatjen me një vit të mandatit të Stoltenberg ka konsensus në të dy krahët e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Vetë norvegjezi ka deklaruar se nuk kërkon mandat tjetër por miratimi për figurën e tij lidhet edhe me krizën në Rusi, pasi ai shihet si një politikan me përvojë që di të masë mirë atë që thotë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.