Zvicra, qendër e spiunazhit rus dhe kinez

Postuar në 27 Qershor, 2023 16:35

Agjencia kryesore e inteligjencës zvicerane, Shërbimi Federal i Inteligjencës (FIS), thotë se Zvicra është kthyer në një pikë të rëndësishme për spiunazhin rus. Sipas një raporti të fundit, një e treta e 220 zyrtarëve që Rusia ka akredituar në Zvicër, dyshohet se janë spiunë.

Dëbimet e trupave diplomatike dhe elementëve të tjerë nga vende të Europës dhe Amerikës së Veriut e kanë dobësuar spiunazhin rus në ëto vende, por në Bernë, sipas raportit, ai vijon i pashqetësuar.

Në Evropë, Zvicra është një nga shtetet me numrin më të lartë të oficerëve të inteligjencës ruse që operojnë nën mbulimin diplomatik, pjesërisht për shkak të rolit të saj si mikpritëse e organizatave ndërkombëtare”, thuhet në raport.

OKB-ja e ka selinë e saj evropiane në Gjenevë, ku ndodhen edhe zyrat e disa agjencive të OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Nga rreth 220 personat e akredituar si staf diplomatik ose tekno-administrativ në misionet ruse në Gjenevë dhe Bernë, ndoshta të paktën një e treta punojnë për shërbimet e inteligjencës ruse,” tha shefi i FIS, Christian Dussey.

Shërbimi sekret zviceran, i cili ka një staf prej 450 punonjësish, tha se lufta në Ukrainë po e detyronte atë të shtrinte monitorimin e saj në zona që më parë kishin marrë pak vëmendje, si Turqia dhe India, sepse Rusia ka përdorur kompani në vende të tilla për prokurime.

Sipas FIS, edhe Kina numëron dhjetëra spiunë në misionet e saj diplomatike në Zvicër. Por agjentët e Kinës mbulohen kryesisht me angazhimin si shkencëtarë, gazetarë ose drejtues biznesi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.