Politika e Perëndimit "Ose me Ne, ose kundër Nesh", krijon probleme globale

Postuar në 14 Qershor, 2023 13:36

Nuk është vetëm Kosova në kurthin e ngritur nga politika e parimit “ose me ne, ose kundër nesh”. Pakistani, një vend me tjetër kapacitet dhe rol në botë, gjendet aktualisht nën një presion të madh dhe një kërkese për zgjedhje strategjike mes Kinës apo SHBA, kërkesa e cila është artificë e antagonizmit të ricikluar që nuk ka pse t’i kërkojë llogari vendeve të treta. Në një intervistë për “Politico”, sekretarja e Shtetit për Çështjet me Jashtë të Pakistanit, Hina Rabbani, ka deklaruar se kjo që po ndodh në rajonin aziatik është shumë e rrezikshme.

Ne jemi shumë të kërcëuar nga ky nocioni i ndarjes së botës në dy blloqe. Jemi shumë të shqetësuar nga ky çiftëzim që e ndan botën më tej. Ne kemi një histori partneriteti, mënyre bashkëpunimi me SHBA. Nuk kemi ndërmend ta lëmë këtë gjë. Pakistani përballet po ashtu me realitetin e të qenit i aftërt dhe në bashkëpunim me Kinën, deri kur Kina papritur hyri në rrezen perceptuese të kërcënimit për gjithkënd…Të kërcënosh normalisht të jep rezultatte më të këqija sesa ato me të cilat ke nisur

ka thënë ajo ndër të tjera.  

Vetë gazeta që e ka intervistuar e ka edituar intervistën me një shkrim nën titullin: Mos na kërkoni të zgjedhim mes SHBA dhe Kinës! Një apel ky që duhet ta zgjojë SHBA nga iluzioni se bota ndahet mes saj dhe pjesë tjetër. Përndryshe, rrokopuja që po na shitet sot si strategji do përfshijë të gjithë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.